“Kangur” është kryefjala e medias në kronika, në median e shkruar por edhe nëpër rrjete sociale. Çfarë është “Kangur”, kush e realizon, pse të gjithë aktorët duan të jenë pjesë e tij. Një “Kangur” i konfirmuar është aktorja Deljana Topulli, e cila na tregon gjithçka rreth këtij projekti por jo vetëm…!
Fabjola Kuburi:- Deljana, po flitet kaq shumë për “Kangur”,,,çfarë është?
Deljana Topulli:- Kangur është nga projektet më të fundit të regjizorit Luan Kryeziu, një serial i cili ka nisur xhirimet dhe fatmirësisht po shkojnë shumë mirë dhe unë jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij projekti të madh.
– Si u përzgjodhe për të qenë pjesë e tij?
– Për të qenë pjesë e “Kangur” u zhvillua një audicion prej gati 500 aktorësh. Unë falënderoj shumë regjizorin Luan Kryeziu i cili më përzgjodhi dhe më besoi një rol vërtet me shumë peshë në këtë serial.
– Cili është saktëisht roli yt në “Kangur”?
– Siç thashë kam një rol me peshë, kam rolin e “udhëzueses” dhe do një përgjegjësi e punë shumë të madhe nga ana ime për t’u realizuar por unë do bëj më të mirën time bashkë me ndihmën e regjizorit dhe të aktorëve me të cilët kam marrëdhënie.
– Të jesh në kast xhirimi bashkë me Mehdi Malkën, Irgen Çelën, Klea Hutën, Eva Muratin e shumë emra të njohur të artit shqiptar, të bën një aktore të mirë apo shumë të mirë?
– Padyshim që të bën një aktore të mirë por edhe shumë të mirë kur luan me Mehdi Malkën apo Gëzim Rudin të cilët kanë eksperiencë artistike shumë më të madhe.
-Ke realizuar kaq shumë personazhe, tek “Kripmjatëzat” më pas tek “Al Pazar” tani tek “Kangur”! Të ndodh të të bëhen lëmsh në kokë batutat e tyre?
– Ndonjëherë edhe të bëhen lëmsh por s’ka gjë më të bukur.(Qesh) Gjithsesi, një aktor i mirë i ndan mirë rolet nga njëri-tjetri.
-Nëse do të shkëpusje nga një tipar për secilin prej roleve më pikante që ke luajtur, ku ngjan me to?
– Rolet janë të ndryshme dhe tipari që ngjason është i ndryshëm por që ti përgjithësoj, mendoj se tipari kryesor është shkathtësia.
-Sa zbavitëse dhe të lodhshme janë xhirimiet në krahasim me provat e shfaqjeve?
– Janë të dyja njëlloj, shumë të lodhshme dhe shumë zbavitëse por secila në llojin e vet
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!