Përshëndetje Dr. Ersida! Jam nënë e 3 fëmijëve, përkatësisht të moshave 9 -13 vjeç. Mundohem shumë ti edukoj për larjen e rregullt të dhëmbëve. I çoj tek dentisti çdo 6 muaj për kontroll. Një dentist më rekomandoi ti aplikoja fëmijëve një metodë te dhëmballët e përhershme që quhej Silant. Sa ma rekomandoni ju, ju lutem pasi është hera e parë që e dëgjoj këtë term? Faleminderit paraprakisht!
Dr.Ersida Calja, klinikadentare.brilant@gmail.com, Rr Mine Peza, pranë Kafe Flora Tiranë, tel 355695828670, 355042426409:- Përshëndetje zonjë! Rekomandimi që ju ka bërë dentist është shumë me vend pasi silantet janë mënyra më e mirë e parandalimit të prishjes së dhëmbëve. Silantet janë material me bazë rezine me ngjyrë qumshti të cilat rekomandohet të aplikohen në sipërfaqet përtypëse të dhëmballëve dhe paradhëmballëve në mënyrë që të shërbej si pengesë për prishjen e dhëmbëve. Anatomia e dhëmballëve dhe paradhëmballëve është e ndërruar nga disa thellime në sipërfaqet përtypëse të cilat kthehen në një vend të përshtatshëm për grumbullimin e mbetjeve ushqimore dhe të bakterieve duke çuar kështu në prishjen e dhëmbëve me anë të aplikimit të silanteve nga dentisti. Në këto sipërfaqe përtypëse bëhet e mundur që të krijohet një mbrojtje e smaltit në këto zona duke penguar depërtimin e bakterieve dhe prishjen e dhëmbëve. Përdoren 2 lloje silantesh: 1- Silant me bazë rezine dhe 2-Cement gals ionomer. Që të dy llojet e këtyre silanteve kanë në përbërje të tyre fluor. Duke qenë se tek fëmijët dhe adoleshentët niveli i kariesit është më i lartë dhe thellimet në sipërfaqen e dhëmbëve janë më të shprehura. Menjëherë pas daljes së dhëmbëve të përhershëm tek fëmijët nga mosha 6-14 vjeç është e rëndësishmë vendosja e silanteve.