Dallgë
E nderuar astrologe kam parë në ëndërr sikur po udhëtoja me varkë me ish të dashurin tim. Por deti kishte shumë dallgë. Arritëm në një vend ku deti ishte më i qetë. Pastaj shkuam në një dhomë hoteli dhe po diskutonim për shumë gjëra, por nuk e mbaj mend tamam tamam se për çfarë po bisedonim. E çuditshmja është se e kam parë këtë ëndërr për disa netë rresht. Elida
E dashur Elida ëndrra tregon, se fillimi i lidhjes me ish të dashurin ka qënë shumë i bukur. Por gjatë rrugës keni hasur pengesa, të cilat kanë çuar në prishjen e lidhjes tuaj. Dhe në njëfarë mënyrë keni qënë ju shkaku dhe jo ai. Tani që jeni vetëm dhe më e qetë, e keni kuptuar, që po të kishit folur më hapur dhe të mos ishit irrituar, mbase do ishit akoma bashkë sot. Megjithatë nuk është kurrë vonë. Fare mirë mund ti bësh një telefonatë dhe të sqarohesh me të. Gjithë të mirat.
Rroba të palara
Kam parë në ëndërr sikur vrapoja nga një anë e qytetit në skajin tjetër të qytetit. Duhet të bëja diçka por nuk mbaja mend se çfarë. Merrja një rrugë dhe rikthehesha mbrapsht. Pastaj duhej të kaloja nga një rrugicë ku kishte rroba përtokë të lara të palara. Dhe unë kaloja sipër tyre. Po kështu ishin dhe në shtëpinë time rrobat e mia. Pastaj më erdhi për të vjellë. Por u ndieva më e qetë kur pashë se pranë meje kisha mamin dhe të fejuarin tim. Ç’do të thotë kjo?
E dashur vajzë ëndrra juaj do të thotë, që keni anashkaluar një problem personal në mënyrë të gabuar. Dhe tani do jesh e detyruar të përballesh sërisht me atë lloj situate e cila do t’ju bëjë që ju të shkelni mbi veten tuaj, vetëm e vetëm që të çliroheni prej saj. Gjithsesi edhe nëse do t’ju kushtojë kjo gjë, në fund të fundit do të gjeni zgjidhjen e drejtë. Dhe pas gjithë kësaj situate të vështirë ju do të ndiheni mirë, sepse keni përreth jush njerëz që ju duan dhe ju mbështesin. Gjithë të mirat.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!