Përshëndetje doktoreshë Rezarta dua t’iu bëj një pyetje rreth djalit tim. Ai është 12 vjeç dhe ka një përplasje të shpeshtë të syve. E kam vizituar dhe më kanë thënë s’ka asgjë por se di pse i ndodh kjo?
Rezarta Shkurti Okuliste Adresa: 1) Poliklinika Qëndrore 2) Optika UNION-pranë DIAMOND tek 21 dhjetori. Cel 0692529165:- Përshëndetje, i dashur letërshkrues. Në letrën tuaj që ju më keni dërguar në redaksi, unë ndjeva merakun tuaj si prind në lidhje me një pulitje shumë të shpeshtë të syve të djalit tuaj. Arsyeja kryesore e pulitjes tepër të shpeshtë të syve në përgjithësi është mosprodhimi korrekt në sasinë e duhur dhe në cilësinë e duhur të lotit. Sa për informacion të shkurtër, që të kuptosh më mirë shpjegimin që do të bëj më poshtë, sytë e njeriut në situatë normale puliten çdo 9 sekonda. Pra brenda 1 minuti, 60 sekonda, njeriu normal (pa sëmundje në sy) i pulit sytë rreth 6-7 herë. Në rastin e syrit të thatë, pra në rastin e pulitjes të shpeshtë të syve kjo shpeshtësi e përplasjes së syve mund të arrij edhe në 1 pulitje në 2-3 sekonda. Pra shtohet pulitja jo 9 herë në minutë por shumë më tepër (rreth 12-15 herë në minutë). Në këtë rast flasim per disfunksion të prodhimit të lotit, sasia e lotit të prodhuar është shumë e pakët ose edhe loti i prodhuar është në sasi të pakët uji dhe në sasi më të tepërt të kriprave. Arsyet e mosprodhimit normal të lotit kryesisht lidhen me infeksione të ndryshme që interesojnë gjëndrën e lotit. Si pasojë e infeksioneve gjëndrra e lotit humbet përkohësisht aftësinë e vet sekretuese dhe prodhon pak ose aspak lot. Trajtimi në përgjithësi është: – aplikimi i lot artificial (artelac splash multidose) në sy disa herë në ditë 1 pikë. –Recugel gel (lot artificial trajtë geli) çdo darkë para gjumit aplikim në sy brenda 30 minutave pas pikës së darkës. Faleminderit që më shkruat.