Përshëndetje doktoreshë Rezarta. Unë jam Ersila, mamaja e Mikaelit 10 vjeç. Djali im luan tërë kohës me telefon ose tablet madje kur ishte në shkollë nuk donte as të ulej të bënte mësimet. Nuk ia heq dot atë pajisje nga dora. Jam ulur me të dhe i kam shpjeguar se të dëmton sytë por më thotë: Ëhë posi, unë kaq i vogël më dëmton sytë. Desha t’iu pyes a është e vërtetë që telefonat, tabletat etj dëmtojnë shikimin e fëmijëve nëse i mbajnë për një kohë të gjatë përpara syve? Faleminderit dhe pres përgjigjen tuaj.
Rezarta Shkurti Okuliste Adresa: 1) Poliklinika Qëndrore 2) Optika UNION-pranë DIAMOND tek 21 dhjetori. Cel 0692529165:- E dashur letërshkruese, po marr shkas nga letra juaj për të shpjeguar edhe për lexuesit e tjerë, pasi pyetja juaj në këndvështrimin e prindit përbën interes edhe për prindërit e tjerë. Ju më pyetët në letrën tuaj a janë të riskuar për dëmtime eventuale të syve fëmijët pas përdorimit të pajisjeve elektronike, si telefon, tabletë, kompjuter dhe shikim i afërt me ekranin e televizorit.