Këngëtarja me famë botërore, Adele u shfaq në Grenfell Toëer mbrëmjen e të mërkurës, në më pak se 24 orë nga zjarri i tmerrshëm që përfshiu ndërtesën, duke vrarë e duke plagosur qindra banorë të tij.
Adele ka ndodhur në vendin e tmerrshëm të ngjarjes për të mbështetur viktimat dhe të mbijetuarit teksa një numër përdoruesisht në Tëitter kanë shpërndarë pamjet e yllit të muzikës që ishte mjaft e prekur emocionalisht dhe “përqafonte dhe ngushëllonte”, të prekurit e tragjedisë.
12 persona vdiqën pas zjarrit të fuqishëm që mbërtheu Grenfell Toëer pas orës një të natës, por Scotland Yard pret që numri i të vdekurve të rritet dhe ka dhe nga ata që thonë që mund të jenë mbi 50. Një numër njerëzish të famshëm kanë bërë donacione dhe kanë promovuar shërbime ndaj viktimave. Rita Ora ka shpërndarë në profilin e saj në Tëitter foton e ndërtesës në flakë me numrat e emergjencës të nevojshëm. Gjitashtu është paraë bashkë me vullnetarët të ndihmojë në mbledhjen e ndihmave për të prekurit e kësaj ngjarje.