Që kur ka lindur mund të themi se merret me muzikë, e deri tani ka katër albume në treg e shumë këngë single. Kur është fjala për këngë dashnie duhet t,ia lëmë vetëm atij. Po flasim për artistin Sylejman Zogaj, ku mësojmë se po vjen fuqishëm në muzikë me dy super projekte, ndërsa këto ditë sapo ka realizuar një set të bukur fotografik nga fotografi i njohur Visar Sopi. Këngëtari që jeton në Zvicër por me origjinë është nga Kosova, ku menaxhon edhe restorantin “Luna Rossa” atje, ndërsa është i angazhuar në mbrëmje muzikore të shumta. Gjithmonë është aktiv dhe ka kënduar me vëllëzerit Aliu, apo me të tjerë kolegë si: Mentor Kurtishin, Dulin, Erkan Musliun, Bekim Kumanovën e shumë të tjerë gjithmonë në Diasporë. Dy këngët e reja që ka në dorë artisti është duke i përgaditur mjaft profesionalisht dhe natyrisht do të kenë edhe klipe, e ku ndjekësit e tij mezi po i presin.
Advertisement