Unë që po ju shkruaj jam një lexuese e rregullt e gazetës tuaj. Jam 27 vjeçe. Kam një problem që më shqetëson dhe më vë shumë në siklet. Unë kam shumë gazra, kam gurgullima të stomakut dhe të zorrës së trashë. Këto shqetësime m’i shkakton çdo gjë që ha dhe pi, si dhe cigarja (jam konsumatore e rregullt e saj). Më ndihmoni, ju lutem, se është shumë e sikletshme. Këto shqetësime i kam edhe sapo më ftohen pak këmbët ose barku. E pres me padurim përgjigjen tuaj. Me respekt, Ina.
Dr. Nevila Lengu, gastro-hepatologe,QSUT, 0672188886:- Ina nuk e di nëse përveç ankesave të mësipërme keni edhe probleme me jashtëqitjen. Së pari do ju rekomandoja moskonsumimin e duhanit pasi duhani, alkooli, kafeja janë produkte agresive për mukozën e aparatit tretës. Nuk e di nëse keni kryer ekzaminime për ankesat tuaja apo nëse keni marrë mjekim më parë.