Astrit Zikolli ka lindur e është rritur në një familje muzikantësh. Ai është rritur mes tingujsh dhe gjithë jetën është marrë me muzikë. Me pak fjalë, për të muzika është gjithçka.
Këngëtari thotë se së shpejti do të vijë edhe me projekte të tjera, me këngë ritmike dhe të përshtatshme për sezonin e nxehtë. Ju ftojmë të dëgjoni baladën “Ditë e zezë” nga Astrit Zikolli.
Astrit Zikolli është një zë i mrekullueshëm, një specialist i muzikës live, që mbetet tejet i angazhuar në dasma e ahengje, e që gjithashtu nuk e ka ndërmend të ndalet së prezantuari projekte të bukura muzikore. Astrit Zikolli, sapo e ka lansuar edhe baladen me titull “Ditë e zezë”, që vjen me tekst dhe orkestrim nga vëllai i tij Besnik Zikolli. Ndërkaq videoklipi i këngës është punuar në Tiranë nga produksioni “Swart”. Astriti thotë se është i kënaqur me punën e bërë dhe se shpreson që me këtë këngë të godasë.
Advertisement