A e keni dëgjuar ndonjëherë emrin e Tahir Meshit? Ndoshta jo, e ndoshta po. Një është e sigurtë, ai këndon shumë mirë live dhe siç thonë ata që e dëgjojnë, e “djeg” atmosferen gjithmonë. Tahir Meshi është nga Hasi i Shqipërisë dhe këndon që nga mosha dhjetë vjeçare, dikur me çifteli e më pas këngë të të gjitha zhanreve, për kënaqesinë e mysafirëve në lokalet ku ai bënë muzikë. Tahiri është nga ata të rinjë që kërkuan shtigje të reja, që deshën ta ndryshonin realitetin e tyre. Meshi, e pëlqente Londren dhe sot është atje, gjithmonë në shërbim të atmaoferes së bashkëatdhetarëve në Londer dhe jo vetëm. Tahiri ka arritur të njihet dhe të këndoj në vende të ndryshme, e për këtë e falenderon familjen e shoqërinë që nuk janë kursyer ti ndihmojnë për të qenë ky që është e për të ecur edhe më tej në rrugën e muzikës. Tahir Meshi e thotë në dialektin e tij hasjan “E kam vdekje muzikën”, kjo shpreh gjithë dashurinë që ai ka për këngën. Këngëtari së shpejti do të vijë edhe me videoprojektin muzikor të titulliar “Kthehu zemra ime” në bashkëpunim me kolegen e tij Elma Halili. Teksti është shkruar nga vetë këngëtari, muzika është bërë nga Kujtim Shala, ndërkaq videoklipi pritet të realizohet nga “Sëart” në Tiranë.
Advertisement