Eliona Qira është një nga emrat e ri të industrisë muzikore në vend, që u dëshnua në edicionin e kaluar të festivalit “Kënga Magjike”, me këngën “Më mëso të harroj”, që shënoj suksesin e saj të parë në skenën shqiptare.Eliona nuk është nga ato këngëtare që thjesht duan të duken bukur e të shesin poza, pasi ajo ka zë, potencë dhe stilin e një këngëtare që mund të prekë edhe tregun botëror të muzikës moderne.Eliona Qira është në kohë, pasi është vetëm 18 vjeç dhe jeton në vendin e studiove më të mira në botë, në Suedi.
Me muzikë ka nisur të merret që në moshën 4 vjeçare, ku mësonte pianon e me kalimin e kohës edhe kitarën. Ishin prindërit ata që e kishin dhe e kanë deshirën që Eliona të jetë kjo që është. Ajo edhe sot e vijon shkollën e mesme të muzikës në Malmo të Suedisë.

Këngëtarja sapo ka lansuar edhe videoklipin e këngës “S’më ka mua” me muzikë dhe tekst nga I mirënjohuri Adi Hila. Videon e këngës e ka bërë Ernis Cili (Chili prod).
Më poshtë gjeni videon e këngës “S’më ka mua”