Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më është varur lëkura e barkut…!

Përshëndetje doktoresha. Jam Klaudja 29 vjeçare  që kam bërë dy lindje normale. Lëkura e barkut më është varur shumë dhe kam strija deri në zonën e kërthizës. Problemi kryesor është që edhe një gotë ujë të pi fryhem. Me peshën jam normale. Kam kryer masazhe të ndryshme, elektroda dhe vajra me përmbajtje bimore për të rregulluar pamjen e lëkurës por asnjë rezultat i dukshëm dhe fryrja vazhdon. Çfarë më këshilloni?

 

Dr. Senera Hoxha, klinika CHIMERA  instagram @kirurgjiplastike, facebook  @kirurgjiplastike, Rruga e Dibrës, Kompleksi Halili, kati II,

Advertisement

tel 00355686779875:- Përshëndetje, e dëgjoj shpesh këtë shqetësim, ku vajza të reja kërkojnë të ndryshojnë paraqitjen e trupit pasi lindja e fëmijëve ka lënë gjurmë. E dashur, si fillim lejomë të të them diçka tepër të rëndësishme. Trupi yt ka ndryshuar pasi ti ke sjellë në jetë një krijese dhe është detyra  hyjnore e çdo femre  të kryej këtë mision. Gjatë shtatëzanisë trupi i femrës pëson ndryshime radikale. Shtimi në peshë nuk është problemi kryesor që ndodh. Rritja e fëmijës brënda mitrës së nënës ushtron presion të vazhdueshëm në murin e barkut. Tek disa femra, muskulatura abdominale është më tepër e zhvilluar dhe trupi e përjeton shtatëzaninë si një proçes krejtësisht natyral duke mos lënë asnjë shenjë të dukshme. Tek të tjera, muskujt e barkut janë më delikate dhe ndodh një dobësim i tyre. Për këtë arsye, pas lindjes, edhe një gote ujë të jep fryrje. Sikurse muskulatura e barkut, edhe elasticiteti i lëkurës nuk është i njëjtë tek çdo njeri. Ka gra në moshë që mund të kenë kryer 5-6 lindje dhe nuk kanë asnjë strije, sikurse ka vajza të reja që kanë krijuar strija qofte edhe vetëm nga luhatja e peshës. Përfundimisht mendoj se shtatëzania ka lënë gjurmë në trupin tënd. Do t‘ju rekomandoja abdomenoplastinë. Është një ndërhyrje kirurgjikale e cila nuk rregullon vetëm lëkurën e varur, pra anën estetike, por rregullon edhe diastazën muskulare, ose dobësimin e muskujve të barkut. Pas kësaj ndërhyrjeje ju do të keni një bark të sheshtë dhe lëkura me strija në këtë zonë do jetë histori e harruar. Përveç kësaj, ne rindërtojmë dhe kërthizën në pozicionin e mëparshëm duke ju dhënë dhe  një zvogëlim të saj. Për informacion më të detajuar  dhe për përcaktimin e saktë te diagnozës në rastin tuaj. Jeni e mirëpritur për një konsultë nga afër.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sidorela Pllumbi, psikologia që dashuron modën!

Next Post

Granit Shala: Shqiptarët po trajtohen si dorë e dytë

Advertisement