Ai është një personazh i cili është mjaft aktiv e sheh kudo e pandalur në aktivitete që bën, megjithëse është mjaft i ri. Po flasim për Flamur Margataj, djaloshi që është me origjinë nga Kosova por që jeton në Austri, ku ditët e fundit atë e shohim me ndryshim në flokët e tij që i ka prerë të gjitha, ku jo vetëm duket më simpaik por ka një mesazh sensibilizues për këtë ndryshim, për të përkrahur e qenë pranë atyre që vuajnë nga sëmundja e keqe, gjë që është përgëzuar shumë edhe nga miqtë e tij e të gjithë ata që e ndjekin edhe në rrjetet sociale. Ndërsa vetëm pak ditë më parë djaloshi i cili është një anëtar shumë i devotshëm i PDU-së ka shkruar kështu : “Ndryshimi midis shkollës dhe jetës: Në shkollë mëson dhe pastaj testohesh, në jetë testohesh dhe pastaj mëson”. Flamuri është një shembull për të rinjtë jo vetëm në Diasporë por edhe në gjithë shoqërinë shqiptare.
Flamur Margataj pret flokët dhe ka një mesazh të bukur

