Ajo është një nga fëmijët më të bukur në botë, është shqiptare me origjinë nga Kosova por që mësojmë se Vitin e Ri e ka kaluar në Abu Dhabi në Dubai, ku është me pushime ka 2 javë atje. Po flasim për Menora Morina, vajza e cila nuk e ka besuar se është e njohur dhe ka fansa ku qindra të tillë vinin e bënin foto me të edhe në këtë vend. Vogëlushja që në moshën 4 vjece ka fituar titullin “Little Miss Universe” e më pas shumë cmime të tjera kudo në botë duke përfaqësuar Kosovën dhe Shqipërinë. Pak kohë më parë vetëm në Ceki ajo ka rrëmbyer dy cmimet kryesore, e për këtë ajo tashmë është fëmija më i famshëm në botë, e cila është befasuar shumë dhe ka pasur vështirë të lëvizte në rrugët ku është me pushime, pasi të gjithë e ndalnin të bënin foto me të.
Vogëlushja Menora, rrethohet nga fansat ne Dubai!

