Rihanna nuk ka më ndërmend ta mbajë për vete mendimin që ka për Jennifer Lopez dhe ish të dashurin, Drake.
Natyrisht që asaj nuk i vjen aspak mirë, dhe këtë e pamë që kur çifti nisi lidhjen, këngëtarja nuk e ndoqi më J.Lo në Instagram.
Lidhja e JLo dhe Drake nuk i duket aspak e vërtetë Rihannës, thjeshtë një lojë mediatike për të tërhequr vëmendje për disa kohë.
”RIhanna po u thotë miqve se Jennifer dhe Drake janë përfshirë në një lidhje vetëm për bujë mediatike. Sipas saj Jennifer është e dëshpëruar për vëmendje dhe ajo ka planifikuar gjithë këtë lëmsh”, tha një i burim i afërt me RiRin.
Kujtojmë se po raportohet në mediat amerikane se këngëtarja është duke shkruar një këngë rreth tradhtisë së Drake me Lopez.
Burime nga mediat e huaja.
I.QOSJA