Isak Karaxha këndon që nga vitet 90-të. Ai është këngëtar i mirëfilltë, që këngës i falë shumë emocion. Ndonëse thotë se muzika nuk është profesioni i tij, ai e këndon me shumë zemër dhe tejet profesionalisht. Nuk është nga ata këngëtar që e duan qendren e vëmendjes, por nuk le pa sjellë projekte të reja. Jeton largë Kosovës, andaj në një nga këngët e fundit i ka kënduar gurbetqarëve në këngën “Gurbeti”. Mall, dhembje, dashuri në një këngë, të interpretuar nga Isak Karaxha. Kush është Isaku? Si nisi rruga e tij në muzikë dhe çfarë bënë në jetën e përditshme? Ju njohim me të…
Ai deri më tani ka realizuar disa projekte, por më të njohurat janë: “Këngët e mia janë “Mbretëreshë Teuta”, “Martesë pa dashuri”, akoma e papublikuar me tekst nga Adem Kicaj. Këngën e “Gurbetit” e kam kënduar me emocione, pasi jam edhe vetë gurbetqar. Muzikën e ka punuar Astrit Halimi, tekstin Artan Ferati, ndërkaq klipin Gojart Fetahu. Jetën time private ia kushtoj familjes, kam hobi notin vallëzimin dhe muzikën”, thotë këngëtari kosovar.
Këngëtari i njohur i muzikës së mirëfilltë shqipe vjen me një projekt të ri, një këngë kushtuar gurbetit. Ai këndon që në moshë të re dhe kultivon me mjaft mjeshtri folklorin shqiptarë si një nga pasuritë më të mëdha që kemi. “Që në moshën e fëmijërisë kam filluar me i ra çiftelisë. Për shkak të kushteve të rënda mora rrugën e mërgimit, erdha si azilant në Zvicër. Rruga ime në muzikë nisi që në moshë të re, si instrumentalist i zhanrit folklorik. Pas 10 viteve pauzë kënga ime e parë është ”Unë ty të kujtoj” në duet me aktorin dhe regjisorin Adem Kicaj, teksti i punuar nga ai në studion e folklorit burimor “Mërgata shqiptare” me producent Isuf Rashiti. Muzika për mua është hobi sepse kam profesionin e vozitësit të Trollybus në qytetin e ëinterthur, kurse muzika është hobi se nuk jetoj prej saj”, thekson kështu në bisedën e tij këngëtari Karaxha.