Avni ti je kengetar dhe piktor. Ke do me shume, pikturen apo muziken?
Si të them është piktura qe më frymëzon per këngen, e kur jam me këngën motivohem për pikturën, janë të ndërlidhura njëra me tjetrën dhe s’mund ti ndajë.
Ke edhe stil. Si e perkufizon stilin tend?
Faleminderit për komplimente. Jam shumë i dhënë pbas veshjeve, me pëlqen çjdo gjë që është në trend. Mundohem të shfaqem mirë.
Çfarë vesh më me qejf?
Më qejf i kam veshjet urbane, por nuk përjashtoj edhe ato glamuroze në raste festash ose evenimentesh.
Vendos shpesh kapele. A ke shumë të tilla?
Kapelat i kam shumë qejf dhe ngado që shkoj nëpër vende si Londra ,Stockholm,Kopenhagen etj, janë gjëja e parë që më bien në sy. E vërtet që kam një numer të madh kapelesh.
Çfarë mendon se të identifikon si tip?
Jam një natyrë e qetë. Më karakterizon besimi, korrektësia dhe mbi të gjitha sjellja, mendoj.
Pika jote e dobët?
E, kush tjetër mund të jetë veç Lorena, vajza ime, engjëlli im që e dua aq shumë. është pika ime e dobët.
Pak fjalë për familjen?
Familja ime e gjere janë ketu të gjithë në Suedi.
Bashkëshortja ime është Nora, të cilën e falemnderoj që është një person shumë i rëndësishme për mua, gëzoj perkrahjen e saj si në muzikë e edhe ne çdo aspekt tjetër.
Projekti i radhes?
Them se projekti i radhës të jetë një bashkëpunim. Por, se mendoj të nxitohem se në tregun e muzikës ka sot shumë këngëtarë të talentuar, të cilët megjithatë po nguten shpesh në sjelljen e këngëve, pasi ende pa u shjuar mirë njëra, e prezantojnë tjetren. Po mendoj për projekte që janë të destinuara të jetojnë më gjatë se një sezon.