Në kast i mrekullueshëm aktorësh si bukuroshja gjermane Alexandra Waluk, Fisnik Zeqiri, Albulena Kryeziu, Granit Shala, Nexhip Nexhipi dhe Molika Maxhuni dhe me regji të Valmir Tertinit, i filmit “Tradhti me letra” duket sikur suksesi për ta nuk ka të ndalur. Babagjyshi i Vitit të Ri ka ardhur më shpejt për ta, sepse i ka sjellë një “thes” me çmime, plot tre në Festivalin Dramatic Critic Awards i cili është festival online në Francë. Këtë e zbuloi vetë regjisori i cili përmendi edhe çmimet të cilat i kanë fituar. “Tradhti me letra”, fitoi çmimin për regjisorin më të mirë, që është Valmir Tertini, aktorja më e mirë Albulena Kryeziu Bokshi dhe aktori më i mirë Granit Shala. Ai ka shkruar kështu në profilin e tij në rrjetin social facebook: “Përshëndetje! Mbrëmë kam qenë nën ethe, jo nga ajo se kush do ta fitojë Këngën Magjike, por sepse ndaheshin çmimet në Francë ku pjesë e saj ishte dhe filmi “Tradhti me letra”. Në mëngjes lexoj se kemi fituar 3 çmime në kategorinë “Short Film”
1.Best Director: Valmir Tertini
2.Best Actress: Albulena Kryeziu
3.Best Actor: Granit Shala
Ju falënderoj nga zemra që keni bashkëpunuar me mua pa asnjë lloj interesi. Një të diel të bukur ju uroj”.
Advertisement