Te shtunen e kaluar, 26 Nentor 2016, ne ambjentet e shkolles St Augustine-s Kilburn, shoqata “Ardhmeria” festoi 28 Nentorin, Diten e Flamurit.
Perkushtimi dhe devotshmeria me te cilen punohet gjithmone, nga drejtor Lutfi Vata, stafi bashkepunues i shoqates dhe i shkollave shqipe ne mbare territorin londinez, pa dyshim do te sillte nje dite te vecante, te mbushur me surpriza dhe energji. Prezantuesit e koncertit dhe grupi rinor, Valltaret Shqiptare te Londres, pa dyshim ishin nje vlere e shtuar per komunitetin ne kete aktivitet.
Kete aktivitet shume te rendesishem, per historine e Kombit Shqipetar, e nderuan me pjesemarrjen e tyre David Longstaff, Kryetari i Bashkise Barnet, Znj. Karen Buck, deputete e Westminister ne Parlamentin Britanik, Qirjako Qirko, Ambasador i Republikes se Shqiperise ne Mbreterine e Bashkuar, si dhe kryetaret e Shoqatave Mother Teresa dhe Faik Konica etj.
Me te kendshme e bene kete feste dhjetra bashkatdhetare pjesemarrres, prinderit e nxenesve dhe te afermit e tyre dhe grupi i bukur Triola me kengetaret e tij.
Festa u realizua me ndihmesen e sponsorizuesve Driton Harizi nga Tropikal Bar dhe te nderuarit avokatit Naim Hasani.
Anila KADIJA