Doktor përshëndetje, doja të bëja hundën operacion, por kam frikë dhe nuk e di sa do më kushtojë. Kam dëgjuar që është shumë e shtrenjtë, por gjithashtu kam dëgjuar që ju jeni doktor i mirë, prandaj ju shkruajta. Pres përgjigje. Faleminderit. Gerta
Dr. Skerdilajd Faria Drejtor i Klinikës KEIT. Tel. 044308555 Cel 0682000622
ëëë.keit.al :- Përshëndetje Gerta e faleminderit për besimin dhe interesimin. Tek Klinika KEIT operacioni i hundës kushton mesatarisht 1.500 euro e mund të paguhet edhe me këste me interes 0%. Është, sigurisht, operacioni më i vështirë i kirurgjisë plastike, pasi hunda është e vogël, ndodhet në qëndër të vëmëndjes, tipari kryesor i fytyrës. Ndaj, për të realizuar një hundë të re, me precizion milimetrik, kirurgu duhet të ketë eksperiencë shumë të madhe si dhe talentin e nevojshëm. Ne aplikojmë vetëm teknikën e mbyllur, e cila, jo vetëm që nuk lë shenja por zgjat edhe më pak, ndaj redukton barnat e anestezisë si dhe të gjitha rreziqet që mbart ky operacion. Pas ndërhyrjes kirurgjikale do të të ndjekim deri në shërimin tënd të plotë duke garantuar edhe një rezultat optimal. Në dispozicion të pacientëve kemi 5 kirurge italiane me eksperiencë dhjetra vjeçare që ofrojnë një shërbim shumë të kualifikuar.
Klinika KEIT ndodhet midis pallatit të sportit Asllan Rusi dhe Ring Center, Tiranë. Pallati ndodhet në anë të rrugës por hyrjen e ka nga mbrapa, shkalla 2, kati 2. Në tarracë të pallatit ndodhet një logo e KEIT dhe gjatë rruges tabela indikuese.