15134436_10211294880947336_1541259997_nTë gjithë e njohin këngëtarin Ibrahim Kasami, që me zërin e tij ka magjespur publikun. Ai është specialist i muzikës live dhe i ndezjes së atmosferes, prandaj jo rastësisht mbetet kaq i angazhuar.
Këngëtari nuk po ndalet së sjelluri edhe këngë e videoklipe.
Ibrahim Kasami sapo ka lançuar edhe videoklipin e këngës me titull “Digju zemër”, me tekst nga Ejup Shabani dhe muzikë nga Përparim Qahili (Limi). Kënga është incizuar në studion Meti në Gostivar. Videoklipi është realizuar nga produksioni “Jehona” në Tetovë.
Këngëtari i mirënjohur tregon se është i kënaqur me punën që është bërë, me bashkëpuntorët dhe përkushtimin e tyre. Ai, shpreson që edhe kjo këngë të mirëpritet nga publiku dhe adhuruesit e muzikës.
Ju ftojmë ta dëgjoni “Digju zemër”
https://m.youtube.com/watch?feature=share&v=SBvnLn75PDc

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here