Është nga Vlora dhe jeton në Londër. Ka vite në skenën muzikore dhe tregon se frymëzim ka pasur nënën e tij nga ka marrë edhe genin për të kënduar. “I dua serenatat, janë pjesë e repertorit tim gjithashtu dhe këngët e lehtat por kënga popullore më rri “veshur” më bukur në zë”:- thotë këngëtari vlonjat.
Fabjola Kuburi:- Eduart, ke shumë vite në skenën muzikore për ju gjatë këtyre viteve cila është arritja juaj më e madhe që do ta veçonit? Kënga juaj më e arrirë?
Eduart Dëma:- Ndihesh i plotësuar kur vlerësohesh nga publiku gjatë performancave që bën.Kur merr aq shumë duartrokitje e vlerësime të bën të ecësh para duke i thënë vetes “ke akoma shumë për të dhënë”! Arritjet e këngëve sot duken nga klikimet në youtube por unë këngën më të arrirë nga këngët e mija veçoj këngën “Të flisja me ty o Zot” që është edhe kënga ime e parë.
– Këngën e ke pasion apo ajo ka lindur bashkë me ty? Na trego si nisi karriera jote?
– Ka lindur me mua, një gen i marrë nga nëna ime e cila ka qenë dhe është frymëzimi im . Ajo i qëndron besnike këngës labe duke i kënduar ato në çdo festë familjare .Kënga ka qenë ëndërra e saj ku me doemos donte ta realizonte këtë ëndërrë dhe ja arriti këtij qëllimi tek mua.Çdo gjë ndodh për një arsye.Kështu duhet të bëhesh një festë në një lokal nate të Athinës ku unë shumë rastësisht ndodhesha aty me disa miq të mi dhe miqtë e mi e dinin që mua më pëlqente shumë kënga dhe biseduan me orkestrën që performonin atë natë aty duke u thënë që unë të këndoja një këngë për qejf. Aty ndodhej një muzikant shqiptar që prej vitesh jetonte në Athinë e më dëgjoi. Nga aty mori start rruga ime drejt këngës.
– Çfarë ka të veçantë dhe pse e do kaq shumë muzikën e jugut?
– Çdo notë e muzikës që luhet shqip është e veçantë !! E sa për muzikën e jugut është ajo që më identifikon, jam pjesë e saj, jam këngëtar i jugut por kjo nuk më ndalon qe mos ti dua apo mos ti respektoj këngët e trevave të tjera . Përkundrazi, i adhuroj!!
– Sapo ke hedhur në treg edhe këngën tënde më të re “Kush ja dha valles magjinë”. Më fol pak për realizimin e kësaj kënge dhe bashkëpunimin me producentët e këngës?
– Kjo këngë vjen si bashkëpunim për herë të parë me kompozitorin e mirënjohur e të shumë hiteve popullore Genc Malaj .Me tekst të Nexhip Seraj ku me penën tij të artë ka shkruajtur shumë e shumë tekste të artistëve të njohur. Klipi është realizuar nga ProVidio. Dua të theksoj se kam edhe shumë bashkëpunime me kompozitorin e mirënjohur Adrian Hila të cilin e falënderoj pa masë për punën e mrekullueshme që ka bërë me këngët e mija.
– A i rikthehesh herë pas here këngëve që ti perfeksionosh?
– Që nga momenti që kënga fillon të marrë jëtë i cili është teksti e deri në momentin e notës së fundit i cili ja jep kompozitori për mua është një stres i vërtetë deri sa ajo të dal në treg dua vërtet ta shoh deri në perfeksion .Në këtë pikë jam shumë i fiksuar, si çdo artist tjetër besoj.
– Realisht, ti ke hedhur në treg disa këngë të cilat kanë qenë të suksesshme. Sa e ke ndjerë ti vetë suksesin e tyre?
– Kur këto këngë ti i këndon në skenë sepse populli ti kërkon ato me titujt e tyrë përkatëse për ti dëgjuar e ridëgjuar atëherë ti kupton që këto janë këngët që janë pëlqyer në treg.
– Si mendon se ka ndryshuar muzika në përgjithësi, me kalimin e viteve, ajo e jugut në veçanti?
– Dua të mbroj muzikën e brezit tim, atë që unë jetoj sot, pavarsisht se kjo mund te tingëllojë keq tek disa të tjerë por më pëlqen kjo e ditëve të sotme. Ka më shumë ritëm më shumë prurje të reja. Sot e ke mundësinë të provosh për të sjellë dicka të re.
– Përveçse muzikës popullore të pëlqen që të këndosh edhe rryma të tjera apo je vetëm tek ajo që mendoni se të përshtatet më shumë?
– I dua serenatat dhe janë pjesë e repertorit tim, gjithashtu dhe këngët e lehtat por kënga popullore më rri “veshur” më bukur në zë.
– Në tregun muzikor shqiptar ka shumë këngëtarë, të cilët kanë nxjerrë edhe shumë videoklipe. Ti ç’mendon për cilësinë e tyre?
– Sot ka të drejtë kushdo të vetafirmohet si këngëtar dhe më pas të tentojë të kapë tregun muzikor, aty ku për të kaluar e për ta kapërcyer, është rruga më e vështirë.
– Të jesh artist i njohur, çdo të thotë për ju?
– Mbi të gjitha përgjegjësi!!
– Nga fansat tuaj, cili ka qenë mesazhi më i bukur që keni marrë?
– Fansat e mi ma bëjnë gjithmonë ditën të këndshme me sms e shumta që më dërgojnë. Janë të shumtë vërtet por sms që dua të vecoj është nga një kopësht fëmijësh ku këndonin me zërin e tyrë aq të ëmbël e ëngjëllorë këngën nën hije të ullinjve. E ku mos të ndryshoj dita kështu?(Buzëqesh)
– Çfarë bën për të rritur më shumë imazhin tënd si këngëtar?
– Primare kam thjeshtësinë. Të jesh i thjeshtë arrin gjithmonë atje ku do.
– Këngën e ushtron vetëm për pasion apo është edhe ana financiare?
– Kur ndihesh i kënaqur me atë që ti bën është pasion por që të dalë një këngë në treg, duhet të kemi parasysh që duhet financuar e më pas ti marrësh mbrapa ato financime që hedh. Kështu që llogaritë më dalin, për aq kohë sa i ushtroj për të dyja.
– Duke qenë se ti këndon shumë jashtë Shqipërisë, cili është vendi apo ambjenti ku je ndierë si në shtëpinë tënde?
– Kam qenë i pranishëm në shumë organizime koncertesh nëpër botë që nga Greqia, Italia, Anglia, Kanadaja e deri në Australi. Jam ndjerë shumë i vlerësuar me mikëpritjen që më bënin atdhetarët e mi dhe në çdo vend ku kam qenë jam ndierë si në shtëpinë time për të vetmen arsye sepse aty këndohej shqip, flitej shqip, kërcehej shqip e aty ku gjithçka është shqip, unë ndihem në shtëpinë time .
– Gjëja më e bukur që të kanë thënë kur keni kënduar?
– Ka qenë në Kanada kur një zotëri kishte shumë vite pa shkelur tokën shqiptare e që më thotë:- “Faleminderit që me këngët dhe zërin tënd solle një copëz nga Shqipëria ime në këtë vend të largët”
– Për çfarë do të hiqje dorë nga kënga?
– Kur kordat e zërit mos të nxjerrin me melodinë e duhur!!
– Më thuaj tre gjera që ti i ke të domosdoshme në jetë?
– Muzikën, futbollin dhe udhëtimet.
– Ku janë fokusuar ambiciet e tua? Çfarë do kemi në të ardhmen nga Eduart Dëma?
– Për të qenë një baba i denjë për vajzën time. Aty është fokusuar ambicia ime. Planet që kam do preferoja t’ia lija të flasë e ardhmja, ajo çon çdo gjë në vend të vet.
– Çfarë të mbeti merak nga kjo intervistë?
– Sa mirë që është dhe kjo pyetje.(Buzëqesh) Doja të bëja vetëm një falendërim nga zemra për të gjithë fansat e mi që më ndjekin e më mbështesin kudo. Ata janë vlerësimi dhe kritika ime, pa ata nuk mund të eci para .