Përshëndetje psikolog, desha të pyes si mund të heq frikën. Kur jam në një zënkë me bashkëmoshatarët e mi zemra fillon më rreh shpejt. , fryma fillon të ngadalësohet nuk e di pse, ju lutem më ndihmoni.
I dashur lexues, letra jote më kujtoi fëmijërinë time sepse këtë problem e kam pasur edhe unë, megjithëse kemi qenë të gjatë e trupfortë, pasi bëja shumë ushtrime dhe paralele. Kisha një gjoks me muskuj të fortë, nuk goxoja që të grindesha me të tjerët. Mendoja se mos jam frikacak dhe kjo gjë më brengoste shumë. Duke u rritur kuptova se kjo nuk kishte lidhje me të qenët frikacak apo i dobët, por ishte ndjenja e fortë e përgjegjësive sepse vazhdimisht kam menduar se sa gjë e ulët, madje e poshtër është që të rrahësh një njeri ta poshtërosh atë vetëm sepse ti je më i fortë. Kur kam qenë në klasën e parë fillore kam parë një skenë të tmerrshme kur një burrë e shtriu në tokë të lyer me gjak guran, më pas e rrahu e bëri si pulë të rrjepur, e shtyti mbi fëmijën e lemerisur që ulëriste dhe e poshtëroi keq. Nga ky tmerr mbaj mend se m’u shtuan tmerësisht rrahjet e zemrës dhe mu morr fryma. Ai që e rrahu u kthye dhe një herë për të marrë kapelen dhe si ishin në tokë të shtirirë i gjuajti edhe me ca shqelma dhe iku duke vënë qetë kapelen mbi kokën e tij të stërmadhe. Pas 30 vitesh kur mua m’u dha rasti të bëhesha psikolog në Drejtorinë e Përgjithshme të burgjave, e kërkova në arkiv dosjen e këtij përbindshi dhe u acarova shumë kur lexova se ai kishte bërë vetëm 5 muaj burg, kur mua do të më dukeshin pak edhe 25 vite për atë bishë .
Pra, sherret në fëmijëri i kam përjetuar keq, sepse me mendjen time kam menduar pasojat e tmerrshme sikur të isha unë duke rrahur dikë ose edhe më keq sikur të isha viktima. E vija veten në këto role dhe trupi im sikur mobilizohej si për luftë të vërtetë edhe pse këto ishin vetëm mendime.
Sherri që nis është shkëndia ë një zjarri që u ndez ece fike. Ajo që ndodhi në spitalin amerikan ku u dogjën të gjallë 4-5 vetë më kujtoi fjalët e babit. Ti që rreh dikë je më i fortë, vjen e e hakmerren dy trimanga të tyret , vijnë e kështu ec e shuaje atë zjarr që e ndezi një shkëndijëe vogël . kanë kaluar kaq vitet dhe unë nuk i harroj ato fjalë , më duket sikur i kam dëgjuar para 50 ditësh jo para 50 viteve. Më vonë gjëra të tilla i kam gjetur të pasqyruara bukur edhe tek fabulat se si lepujt hakmerren kunder ariut ose në tregimet e paharuara të Tolstoit e deri tek bibla e kurani i shenjtë.
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)