Sot, këtu në Athinë, një miku im grek, një bizmenmen, ( trustet e tij të anijeve tregëtare mbajnë vendin e 16-të në renditjen botërore), I cili veprimtarinë ekonomike të tij e ka shtrirë kudo në Botë, dhe ka aksione edhe në bursat e Lodrës, Nju Yorkut, Singaporit, etj, më pyeti me një ton shqetësues:
-Çfarë ndodhi me bizmenmenin libanez në Tiranë?
– Edhe ju e mësuat kaq shpejt?- e pyeta, I habitur, sepse as që e imagjinoja, që një bizmenmen kaq I njohur në botën ekonomike, të kishte mësuar ngjarjen e dhunës të bizmenmenit libanez në Tiranë.
– Më mori telefon një kolegu im dhe më tha, sa gabim e kisha që këmbëngulja që edhe unë të tregoja interes për investime në Shqipëri.- m’u përgjigj bizmenmeni grek.
– Është e vërtetë! Disa të njohur të panjohur, e dhunuan publikisht në mes të ditës, në aeroportin e Tiranës, – iu përgjigja.
– Si ka mundësi? Në mes të ditës, ta dhunojnë, madje në mjediset e aeroportit kryesor të Tiranës? Kjo nuk ndodh as në Etiopi dhe Kabul!
– Ja, që ndodhi pardje në Tiranë. – iu përgjigja, pa dashur që t’I sqarohem pyetjeve që më bëri!
– Po, a ka shtet në Shqipëri, që të mbrojë fizikisht një investitues të huaj?
Ngrita supet, duke I lënë hamëndësitë, pa dashur që t’I pohoj bizmenmenit grek, shkakun kryesor të dhunimit të bizmenmenit libanez në aeroportin e Rinasit.
-Kisha dëgjuar që investimi që donte të bënte libanezi në Tiranë arrinte në shifrat e 500 milionë dollarëve. A ka shtet në Shqipëri, që të mbrojë këto investime? – këmbënguli bizmenmeni grek.
Unë heshta, për të mos dhënë grinë dhe të zezën e gjendjes ekonomiko-politike në Shqipëri.
– A e dini ju shqiptarët, që edhe Iraku, edhe Nigeria, sado që janë vende lufte, ama kur vjen puna për investime të huaja, ftojnë këdo bizmenmen dhe I garantojnë gjithçka. I vënë në mbrojtje, edhe ushtrinë kombëtare, nëse është e nevojshme, për të mbrojtur investimet e huaja. Ndërsa ju shqiptarët, me dashjen tuaj, përzëni me dhunë investimet e huaja. Nuk arrij t’ju kuptoj, të më falni, nëse të prek sedrën tuaj….
Sërish heshtja, dhe shikoja qartazi në shprehjen, në tonin e zërit të bashkëbiseduesit tim, revoltën dhe zemërimin e bizmenmenit miliarder grek, I cili nuk arrinte as të fantazonte, sesi mundet që të dhunojnë në mes të ditës, në aeroportin e Tiranës, një bizmenmen, që kishte ardhur të invenstonte 500 milionë dollarë në Shqipëri.
Ndërkohë, që heshta dhe nuk mundesha të sqaroja mikun tim grek, bizmenmenin miliarder, shkaqet e vërteta të dhunimit të bizmenmenit libanez në aeroportin e Tiranë, përse shteti (shqiptar) nuk donte që të mbrojë as fizikisht jetën e investitorëve të huaj në Shqipëri, ngaqë sedra ime (ndjenja e nacionalistit) më lidhi gjuhën, se familja ime më ka mësuar, që halenë e shtëpisë nuk e ekspozojmë në mëhallë, por, në mendjen time, më erdhi ikona e bizmenmenit deputet Sabri Abazi, në atë fjalimin e tij histerik në fushatën elektorale të Bashkisë së Dibrës, para disa ditësh.
Sabri Abazi, bizmenmen, që ka marrë mbi 70 % të koncensioneve dhe tenderave në Bashkinë e Dibrës, vetëm e vetëm ngaqë është deputet I kryeministrit Edi Rama.
Shqiptarët e dinë mirë, sesi funksionojnë bizmenset në Shqipëri, cilët janë përfituesit e fondeve publike, ndaj nuk presin as reformimin e drejtësisë, që të shpresojnë se në Shqipëri, do të ketë konkurencë dhe ndershmëri edhe në të bërit biznes.
Para një viti, kancelarja e Gjermanisë Merkel, në Tiranë ia përplasi në surrat kryeministrit Edi Rama, duke I thënë, që bizmenmenët gjermanë tremben (fizikisht) të investojnë në Shqipëri, derisa ju keni këtë klimë të të bërit biznes dhe derisa keni këtë drejtësi të korruptuar, që nuk dëshiron të mbrojë investitorët e huaj!
Mirëpo, Edi Rama e injoroi qëllimisht paralajmërimin e kancelares gjermane, sepse, kjo është strategjia politiko-ekonomike e kryeministrit shqiptar.
Së pari, kryeministri Edi Rama financohet nga bizmenmenët për të siguruar pushtetin politik, duke shpërblyer, paskëtaj, ndihmën financiare që përfiton, me dhënien e fondeve publike vëtëm atyre bizmenmenëve që janë financuesë të Partisë!
Madje, edhe kur ndonjë bismenmen deputeti, si Vladimir Kosta, për shkaqe të prishjes së pazareve politiko-ekonomike biznes- Parti, “detyrohen” të pohojnë publikisht, sesa milionë euro dhanë si “dhuratë” për Partinë, asnjë prokuror I Gjyqësorit të nënshtruar nga Pushteti Ekzekutiv I kryeministrit Rama, nuk guxon të …hetojë!!!
Kjo shpjegon përse Sabri Abazi përfiton 70 % të tenderave vetëm në Peshkopi, pa përmendur tenderat e përfituara në Shqipërinë tjetër.
Kjo shpjegon përse (ish) biznesi I ministrit të Shëndetësisë përfitoi në 2 vjet 30 koncensione dhe tendera të Ministrisë së Shëndetësisë.
Prandaj edhe Gjykata Kushtetuese I hoqi mandatin deputetit socialist, ngaqë bizneset e tij përfituan fonde publike, duke qënë paralelisht edhe …deputet, prandaj edhe kryeministri Edi Rama, me pistoletën e Reformës së Drejtësisë, do ta pushkatojë edhe Gjykatën Kushtetuese, ngaqë merr vendime gjyqësore, pa I përshtatur interesave ekonomiko-politike të Partisë në Pushtet!
Së dyti, asnjë biznes tjetër, nuk mund të ushtrojë aktivitet ekonomik në Shqipëri, nëse investuesi, qoftë edhe I huaj, nuk është financues I Partisë! Në të kundërt, nëse edhe bizmenmeni I huaj është kaq kokëfortë, që të shkojë ndesh me interesat e Partisë në Pushtet, duke dashur të investojë në Shqipëri ndershmërisht, por pa paguar faturën e rryshfetit te Partia, do të pësojë fatin e bizmenmenit libanes, edhe në mes të Tiranës, edhe në mes të ditës.
Kjo është Shqipëria e sotme. Që fillon nga histerizmi publik elektoral I bizmenmenit Sabri Abazi dhe përfundon te dhuna verbale e shtazore ndaj bizmenmenit libanez, në mes të ditës, te Aeroporti I Tiranës.
Advertisement