Ajo ka qenë gjithnjë moskokëçarëse, e ka bërë punën me dashuri por edhe me guxim. Aktore, këngëtare dhe tashmë edhe pjesë e një emisioni në “Rrokum Tv” Shota Baraliu, tregon se sapo ka nisur xhirimet e një seriali të ri me titull “Kompani”, tek i cili beson verbërisht që do ketë sukses!
Fabjola Kuburi:- Shota, si e ke kalove verën e 2016-s?
Shota Baraliu:- Të them të drejtën, verën nuk e kalova aq mirë, ose të paktën ashtu si e prisja. Edhe pse kam bërë pushime, kam qenë shumë e ngarkuar me punë.
– Domethënë e ke mbyllur me pushimet për këtë vit?
– Jo, besoj nga shtatori do shkoj përsëri të pushoj, pasi të mbaroj xhirimet, të cilat po i realizoj gjatë këtyre ditëve.
– Çfarë do mbash mend gjatë, nga kjo verë?
– Do mbaj mend shumë dasma të familjes e farefisit, dhe që jam bërë hallë dy herë! (qesh)
– Pse i ke munguar skenës së muzikës shqiptare?
– Keni të drejtë. kam munguar këto dy vitet e fundit, por vetëm “me u nda në dysh” (qesh) Këtej me aktrimin, andej me emisionin tim që do transmetohet shumë shpejt në Rrokum TV, ja pra kështu…
– Edhe aktore, edhe këngëtare. Çfarë më shumë, çfarë më pak?
– Aktrimi më shumë. Gjithmonë dhe pa diskutime, sakrificat, për art i kam bërë! Muzikën, siç e thashë edhe më lart, e kam pasion, dhe ashtu do mbetet.
– Cili është roli yt më i fundit?
– Roli im i fundit është roli në serialin “Kompani” që po xhirohet në Maqedoni, ku kam një prej roleve kryesore për të interpretuar.
– A ka rregulla për të qenë e suksesshme në jetë?
– Rregulli i vetëm është të jesh pozitiv, punëtor dhe mos të ta ndjejë fare për gjërat përreth. Suksesi vjen nga prapa personalitetit tënd që ke krijuar prej kohës.
– Cili është roli yt më i dashur?
– Secilin rol e kam të dashur. Në çdo gjë që luaj në film apo teatër, jap maksimumin. Në çdo rol është shpirti i Shotës brenda!
– Po kënga që ti e dashuron me shpirt?
– Këngët më pëlqejnë të gjitha nga pak, por ajo që e kam fiksim ende në vesh, është “FLM për SMS”, dhe u ka ngelur shumicës së shqiptarëve si shprehje.
– A te është dashur të sakrifikosh për diçka në karrierën tende? Nëse po, çfarë?
Sakrifica besoj ka pasur dhe vazhdon të ketë çdo njeri, ashtu edhe unë, por këto janë sakrifica kaluese, si lodhja.
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)