Të rritesh më shpejt
Kur e provove vuajtjen,
u përkule padashje,
para hijes së malit përballë.
Të qe dukur vetja më i rritur,
më i burrëruar,
më i gjallë.
Vuajtja është vetëm për burra,
të tha një plakë,
që ta pa shuplakën e dorës.
Duhet të zgjidhje:
Të rriteshe shpejt,
a të luaje!
Zgjodhe të rriteshe më shpejt,
që të thonin:
A je, si je burrë,
tungjatjeta!
Të uleshe ndër oda,
të dridhje cigare,
të tregoje dhe ti anekdoda.
T’ia thoje kuvendit
mëhallë në mëhallë,
një herë në muaj.
Se dije
se ditët e tjera,
të shkon mendja vërdallë,
kalove në të huaj.
nikolLe loka