Sipas vrojtimeve të reja satelitore të Shërbimit Federal Amerikan të Meteorologjisë (NOOA), në planetin tonë pritet të ndodhë një tranzicion klimatik nga fenomeni El Ninjo në atë të La Ninjas. Satelitët amerikanë, të cilët masin ndryshimin e temperaturave në sipërfaqen e detrave, tregojnë se fenomeni El Ninjo fillon të dobësohet, pasi ka arritur kulmin e vet në dhjetor 2015. El Ninjo regjistrohet kur ujërat e zonës ekuatoriale të Oqeanit Paqësor shfaqin temperatura më të larta se zakonisht. Ky fenomen është kaq i shtrirë gjeografikisht, sa pasojat e tij ndihen që nga brigjet lindore të SHBA-së e deri në Zelandën e Re, me uljen e temperaturave në verë dhe rritjen e tyre në dimër. Fenomeni në fjalë është vënë re që nga marinarët e shekullit të 16-të, por në mënyrë shkencore ai është analizuar vetëm vitet e fundit. Që nga vitet ’80 e më pas, vrojtimet satelitore dhe matjet në oqeanet e Tokës kanë bërë të mundur që meteorologët të parashikojnë me një saktësi relative shfaqjen e fenomenit. Transformimi i El Ninjos në La Ninja shkaktohet nga ngrirja e papritur e ujërave të oqeanit, me pasoja të rëndësishme në klimën e të dyja hemisferave.

Vjeshta e 2016-ës

Në përputhje me vrojtimet e fundit, temperatura mesatare e ujërave të Oqeanit Paqësor gjendet akoma mbi atë normale të stinës, megjithëse në nivele më të ulëta se ato të muajit që kaloi. Meqë në hemisferën e veriut po afrohet pranvera, do të vihet re edhe një ulje temperaturash, meqë parashikohet që fenomeni la Ninja të zgjasë deri në vjeshtën e 2016-ës. Ndërkohë që El Ninjo shkakton dimra më të ngrohtë, duke ulur koston e ngrohjes së shtëpive dhe duke sjellë shira të shumtë, La Ninja shkakton verë më të nxehtë dhe të thatë, duke ndikuar drejtpërdrejt në prodhimin bujqësor. La Ninja shkakton gjithashtu dimra më të ftohtë, duke shtuar kostot e ngrohjes.

Zëdhënësit e Intitutit Vvall Street Daily shpjegojnë: “Kur El Ninjo u transformua në La Ninja në vitin 1983-1984, korrjet e misrit u përgjysmuan, duke arritur në nivelet më të ulëta që prej vitit 1970. Edhe sasitë e sojës u pakësuan, duke qenë më të ulëtat në 7 vjet. E njëjta gjë u vu re edhe në vitin 1988, kur La Ninja shkaktoi një nga thatësirat më të mëdha që u vrojtuan ndonjëherë SHBA”. Hera e fundit kur u vrojtua fenomeni La Ninja ishte viti 2012, me pasoja negative në ekonomitë bujqësore, sidomos në hemiferën e jugut. Muaj kritik për zhvillimin e këtij fenomeni është marsi dhe prilli, sepse, nëse temperatura e ujit në Oqeanin Paqësor bie dukshëm, atëherë La Ninja konsiderohet si e pashmangshme. Eksperienca e viteve të kaluara tregoi investuesit që vunë bast mbi uljen e sasisë së grurit dhe të sojës, patën fitime të mëdha.

Drejtuesit e Observatorit të Tokës, e theksuan para tre javëve: “Në verë, zonat tropikale të Oqeanit Paqësor do të vuajnë nga fenomeni La Ninja, duke kaluar temperaturat që u regjistruan në 2015-ën dhe që ishin më të lartat e 135 vjetëve të fundit”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *