Luziana Tahiri, këngëtarja simpatike por edhe shumë e talentuar e trevave të jugut, është nga ato këngëtare që ka zgjedhur një mënyrë të sajën për t’u përfaqësuar në muzikë, çdo verë nga një këngë dhe klip po ashtu edhe pas sezonit të verës një të tillë. “Lozonjare” është klipi i saj më i fundit, ku Luziana shfaqet plot klas dhe sharm.Duket shumë e kënaqur nga bashkëpunimet e saj dhe kur e pyesim se kur do ketë një tjetër duet, ajo përgjigjet se i do ti punojë me terezi gjërat e bukura që paraqet tek publiku dhe që mund të sjellë diçka edhe solo.
Fabjola Kuburi:- Kënga jote e re titullohet “Lozonjare”, a është Luziana kaq lozonjare?
Luziana Tahiri:- Femra vetë nga natyra është lozonjare, kështu që unë përpiqem që të gjej një mundësi që të jem afër të gjithëve me këngë, tekste të bukura, klipe të bukura dhe publiku të jetë afër meje me vlerësimet e tij. Uroj t’ja kem arritur.
– Sa të ka ndihmuar fakti që ke pasur të bësh me bashkëpunëtorë të suksesshëm?
– Të them të vërtetën është një pikë kyçe sidomos kur vjen rrallë e për mall. Sigurisht, zëri është diçka që të jep dorë, por pa njerëz që të të shtyjnë të bësh gjithnjë gjëra më të mira dhe kur ke pranë njerëz të aftë të ndihmon.
– Megjithëse ke bërë famë, duket se atë e merr me doza të ngadalta, pse?
-Ashtu siç e kam thënë gjithnjë, muzika për mua është diçka unike dhe nisja e karrierës time s’ka qenë për famë por për të plotësuar pasionin tim dhe pse jo të ndikoja tek disa njerëz me melodi dhe tekste të cilat janë punuar me dashuri dhe interpretuar në të njëjtën kohë me dashuri.
– Ti je një këngëtare që di si të godasësh publikun, pak e saktë. Pse kjo zgjedhje?
– Kështu ka qenë në fillim të karrierës time dhe vazhdoj ti qëndroj gjithmonë idesë, më mirë pak dhe saktë.
– Ti vetë, ku e sheh veten artistikisht në të ardhmen, për shembull pas 5 vitesh?
-Të jem e sinqertë nuk e di, mjafton të jem e lumtur me atë gjë që do jem duke bërë në një moment të caktuar, në të ardhmen.
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)