Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Driselda Kanina: “Ohrid Fest” një vlerësim i madh për mua!

11949303_110631999291132_2279845601984410330_n 11951304_109221249432207_2650980843928483647_n 11954655_110632682624397_8490970857778271348_n 12088124_147897585564573_2232091905049554338_n 12096148_147411882279810_7103836629862445772_nDriselda Kanina është këngëtarja simpatike, e cila prej 3 vitesh ka hyrë në zemër të publikut shqiptar me prezencën e saj në skenë dhe ekrane. Kanina sapo ka lançuar videoklipin e saj më të fundit “Hopa, djalo”. Ajo është fituese e çmimit të dytë në një festival muzikor, “Ohrid fest” të organizuar në Maqedoni, me pjesëmarrje nga të gjitha vendet ballkanike dhe triumfin e saj aji ia dedikon zërit, dashurisë për muzikën dhe punës së saj.

 

Klajd Heta:- Driselda, përshëndetje. Lexuesit e “Intervista” do donin të dinin diçka më shumë për ty?

Advertisement

Driselda Kanina:- Përshëndetje! Unë jam Driselda, dhe përfaqësohem në tregun shqiptar me synimin për të përcjellë sa më shumë emocion tek dëgjuesit e muzikës sime. Sapo jam kthyer nga një festival muzikore, “Ohrid fest” ose “Ohridski trubaduri”, ku mora pjesë në   natën internacionale  që u organizua në Maqedoni dhe  vlerësova me çmim të dytë, kështu që festivalet i kam shumë përzemër, të bëjnë të jesh shumë me pranë publikut.

– Kujt ia dedikon këtë çmim?

– Zërit tim, dashurisë për muzikën dhe punës së madhe dhe të përkushtuar që kam ndaj saj.

– Është pëlqyer së tepërmi dhe pjesëmarrja jote në “Kënga Magjike” vitin që shkoi. Si u ndjeve në raport me skenën dhe kolegët?

– Dalja në festival ishte “takimi” im i parë me publikun në një festival aq të madh. Kisha shumë emocione, por fatmirësisht gjithçka shkoi mirë! Me këngëtarët e tjerë kam pasur raporte të mira. Përsa i përket pjesës së votimeve, shijet muzikore të çdokujt janë subjektive.

– A janë videoklipet për ty një reklamim i mirë?

Patjetër që po. Sot, një videoklip transmetohet në një TV që mund të gjendet në një lokal, një qendër estetike, por dhe vetë kënga marrë nga videoklipi, zë vend në hapësira të ndryshme radiofonike, duke marrë vëmendje kështu nga i pari e deri tek i fundit.

– Ke arritur një sukses dhe jashtë kufijve. Në cilat vende ke kënduar kryesisht?
…dhe jam shumë e lumtur për këtë! Destinacioni im kryesor janë SHBA-të.

-A ndihet entuziazmi i shqiptarëve jashtë kufijve për muzikën shqip?

– Sigurisht! Shqiptarët që janë larguar nga vendi i tyre për arsye të ndryshme, për disa momente “rikthehen” në vendin e tyre nëpërmjet tingujve dhe gjuhës shqip.

– Sa rëndësi ka për Driseldën pamja e jashtme, nëse do ishte prezente në një koncert?
– Shumë, por kjo vetëm për respekt të publikut që është aty për të më dëgjuar.

– Videoklipet e tua janë të realizuara dhe plot ngjyra. Sa lodhje “fshihet” pas gjithë kësaj pune?
– Në videoklipet e mija punohet shumë dhe lodhje ka, por kur shikon një rezultat relativisht të suksesshëm, thua që ajo lodhje ia ka vlejtur!

– Di t’i biesh ndonjë instrumenti muzikor? Nëse jo, të ka mbetur peng?

Kam marrë disa mësime pianoje, por më pëlqen arti në tërësi dhe njohuri në çdo fushë të saj, s’do ishte keq!

– Siç e përmendëm dhe më sipër, ti je një këngëtare mjaft aktive në skenat e interpretimit “live”. Sa i rëndësishëm është bashkëpunimi mes këngëtarëve dhe pjesëtarëve të orkestrës?
– Është i rëndësishëm, sepse instrumentistët dhe këngëtari, duhet të ndjekin njëri-tjetrin paralelisht, dhe më besoni që nuk është aq e thjeshtë!

– Inspirohesh nga dikush për paraqitjen tënde skenike?

– Në skenë jam 100% Driselda!

– Nëse nuk do kishe prerjen e këngëtares, çfarë mendon se do doje të ushtroje si profesion?

– Do isha një make-up artist shumë e mirë, edhe estetika e parukeria janë pjesë e artit të së bukurës, kështu që besoj do isha e mirë në këtë fushë.

– Po nëse do të të jepej një mundësi e dytë për të rishikuar vendimin tënd. Do ta zgjidhje përsëri muzikën?

– Një e dytë, e tretë, e katërt e kështu me rradhë… PO! E shikoj veten në fushën e muzikës për një kohë të gjatë, është ajo që bëj me shumë dashuri.

– Mendon se përzierja e rrymës moderne me atë popullore do sillte diçka që do ta orientonte brezin e ri drejt kësaj të fundit?

– Muzika popullore është vlerë dhe përfaqësim i kulturës shqiptare, dhe pavarësisht evolimit të kohëve, rinia duhet të jetë në dijeni të pasurive kulturore shqiptare, pse jo dhe ta ekzekutojë atë?

– Përsa u përket pushimeve verore… klimë detare apo malore?

– Det, absolutisht det. E dua shumë qetësinë që të krijon deti.

– Të pengon fakti që ndoshta muzika sot vlerësohet më tepër nga aparenca e interpretuesit, dhe jo nga tingujt që ai përcjell tek publiku?

Shumë. Emocionet që të përcjell muzika, depërtojnë në shpirt, dhe është e pakonceptueshme që një këngëtar të vlerësohet nga mënyra si vishet apo duket.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Të qeshim dhe të qajmë me parlamentarët shqiptarë Nga Agron BERDAJ

Next Post

Renato Kurti: Sëmundja me emrin "Boks"!

Advertisement