E nderuar redaksi! Të nderuar lexues. E di që do më paragjykoni e ndofta nuk do më besoni, por e gjitha çka do ju tregoj është e vërtetë. Zanafilla e urrejtjes time është e hershme, para se unë të lindja…
Mamaja ime është lindur e rritur në një fshat në veri të Shqipërisë në një shtëpi të madhe më shumë vëllezër. Njëri nga dajat e mi u martua me një vajzë nga Shqipëria e mesme, të cilën e njohu në shkollë. Ajo ishte vajzë shumë e mirë dhe kishte familje të rregullt.
Pasi nusja erdhi në shtëpinë e dajave të mi, asaj i kishte pëlqyer mamaja ime dhe kishte vendosur të hynte shkuesi për djalin e tezes së saj. Gjyshi me gjyshen nuk u menduan shumë kur nusja e djalit u tha për shkuesinë që kishte menduar. Ata e kishin me shumë sy të mirë atë. Pastaj ata mendoni se i njihnin pak a shumë si rreth miqësie. Dhe kështu shkuesia u bë, dhe mamaja ime u fejua me babin tim… Tre muaj pas fejese, sapo erdhi vera prindërit e mi u martuan.
Babai im kishte filluar punë në qytet qysh kur ishte i fejuar e rrinte me shpresën se pasi të martohej do merrte gruan e do jetonin në Durrës. Po, sapo u martuan filloi sherri me gjyshen time. Dua të theksoj se gjyshi nga babai është një burrë i urtë e i mençëm si pleqtë e motit. Mund t’i kërkosh mendim edhe sot që ai është tetëdhjetë e pesë vjeç dhe mendimi i tij zë vend. Por gjyshja është e kundërta, mos ta sjelltë Zoti në fshat një njeri të tillë e jo më ta kesh në shtëpi thonë nga anët tona.
-Nusen e dua në shtëpi, ne s’e morëm që ta shohë Durrësi, – i thoshte ajo babait.
-Po unë nusen e kam marrë për vete, moj nëna ime, e jo për fshatin, apo për Durrësin, po, nejse, deri sa t’i gjej një punë, le të rrijë këtu me ju, – kishte gjetur zgjidhjen më lehtë babi im.
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)