Ju përshëndes të gjithëve ju miq të gazetës “Intervista”, vendosa që të ndaj me ju një brengë dhe një ndjenjë të çuditshme, e cila po më tjetërson si njëri. Dëshira për t’u bërë nënë, më ka bërë që unë të transformohem në tjetër njeri. Është një ëndërr e çdo gruaje për të patur fëmijën e saj, mirëpo, kjo gjë dëshirë e madhe po më përndjek gati po më merr frymën dhe nuk po e kuptoj se çfarë po ndodh me mua.
E gjithë historia ime nisi kur motra ime u martua, ajo shkoi nuse në një familje shumë të mirë si nga ana morale, por edhe nga ajo ekonomike. Brez pas brezi ata kishin qenë një familje e bashkuar dhe me rregulla strikte, kjo gjë ishte e trashëguar nga brezat e mëparshëm dhe e kishin mbajtur familjen në unitet. Asnjë nuse, apo një pjesëtar tjetër i kësaj familje nuk kishin guxuar që të thyenin traditën, apo rregullat që ishin vendosur në atë shtëpi. Kjo kishte bërë që çdo gjë të funksiononte për bukuri dhe njerëzit ishin në paqe me njëri-tjetrin dhe nuk ekzistonte ndjenja e xhelozisë dhe e smirës midis tyre. Motra u fejua me mblesëri dh ajo u përshtat në atë familje me rregullat e tyre. Ajo kishte një kunat dhe dy kunata, të cilat u martuan pasi motra ime po jetonte në familjen e tyre. Historia është pak e gjatë, por po mundohem që t’ju tregoj vetëm thelbin. Motra ime kishte pesë vjet martesë, dhe ajo u bë me dy fëmijë një vajzë dhe një djalë. Ajo jetonte me prindërit e burrit dhe me kunatin e vogël. Prindërit e kunatit ishin shumë të kënaqur nga sjellja e motrës time, sepse të tillë edukatë kishim marrë nga familja jonë. Kjo kishte bërë që ata të krijonin një simpati për motrën time, por jo vetëm për të, por edhe për mua. Atëherë ata vinë dhe i thonë babit se duan të bëhen dy herë miq me ne. Babi u habit shumë dhe për momentin nuk dinte se çfarë përgjigje t’ju jepte, por ata e kuptuan situatën dhe për të mos e vënë në siklet tim atë, i japin atij kohën e nevojshme për t’u menduar. Unë isha vetëm njëzetë vjeçe në atë kohë. Prindërit e mi dëshironin shumë që edhe unë të shkoja në atë familje, sepse siç ju thashw më sipër, ata ishin një familje shumë e mire dhe nga motra kishim dëgjuar vetëm fjalë të mira për ta. Unë kunatin e motrës e kisha takuar vetëm dy herë, por asnjëherë nuk e kisha parë me syrin se ai mund të ishte burri im. Ashtu si edhe prindërve dhe mua më pëlqeu fakti që do shkoja nuse në atë shtëpi, jo se kisha ndonjë simpati për djalin që do bëhej burri im më pas, por, më tepër i gëzohesha faktit se unë për kunatë, do të kisha motrën time. Kjo gjë më gëzonte shumë, po pa e ditur se kjo histori me motrën time “kunatë” do më ndryshonte jetën mua si njeri. Gjërat filluan të ndryshonin menjëherë dhe unë vetë nuk po arrija ta kuptoja se çfarë po ndodhte me jetën time. Në fillim u bë fejesa, më pas martesa. Dhe dy vitet e para të martesës ishin vitet më të bukura që kam kaluar në jetën time. Albani bashkëshorti im, ishte një njëri shumë punëtorë, dhe shumë i përkushtuar për familjen, ai punonte ekonomist në një firmë ndërtimi. Siç ju thashë edhe më lart, ata kishin rregulla strikte në familje, dhe im shoq edhe burri i motrës, ose më saktë kunati im, sa herë që merrnin rrogën, ata lekët i dorëzonin te nëna e tyre.
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)