Përshëndes Blerinën Fushë Krujë, Nikollen Laç, Teuten, Marsiden, Lalkën Korçë. Nga Dora, Vlorë.
Përshëndes burrin tim, sepse me të më lidh një histori e bukur. Para dy vitesh isha shumë e lumtur me djalin më të mirë në botë (ashtu më dukej të paktën). Pas 5 muajsh e njoftova që pres një fëmijë dhe ai u ftoh dhe më tha nuk të pranoj me fëmijen në bark. Ishte hera e parë që më lëndonte dhe atëherë e lashë e nuk i fola më kurrë. Fëmijën e mbajta dhe sot jetoj e lumtur me burrin dhe djalin që kam me një tjetër, para dy vitesh. Është njeriu më i jashtëzakonshëm që mund të takoja. Më pranoi siç jam dhe e do fëmijen si me qenë fëmija i tij. Ndaj nuk duhet të reshtni së besuari në dashuri. Të dua shumë. X.
Përshëndes mamin e Alkapones së vogël që e dua shumë dhe e kam shumë xhan. Nga Xhelozja e Lalit
Ti je ylli im, ti je shpirti im, ti je zemra ime, ti je jeta ime, ti je dashuria ime, që i jep kuptim jetës sime. Ti je personi më i afërt dhe më i veçanti që unë adhuroj pafund. Të dashuroj pa masë, çdo ditë dhe më shumë. Të përshëndes, i dashur. Nga Xhelozja e Nardit
Advertisement