Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Test E di si ndryshon trupi ynë kur plakemi?

1. Pas moshës 40 vjeçare, shumica prej nesh e ka të vështirë të shohë gjëra që janë deri në 60 centimetra larg.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

2. Me kalimin e moshës, mund të keni nevojë të merrni ilaçe kundër aciditetit të stomakut.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

3. Dhimbja e kyçeve është pjesë e pandarë e plakjes.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

Advertisement

4. Ju mund të keni vështirësi dëgjimi, sidomos për të dëgjuar zërin e grave dhe të fëmijëve.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

5. Plakje do të thotë edhe fundi i seksit.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

6. Me kalimin e moshës, njerëzit shkurtohen.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

7. Çfarë zmadhohet me kalimin e moshës?
a. Veshët
b. Hunda
c. Mjekra

8. Të moshuarit preken më shpesh nga kapsllëku.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

9. Cili është shkaku i rrudhave?
a. Shtimi në peshë.
b. Mungesa e proteinave që tendosin lëkurën.
c. Dobësimi i muskujve të fytyrës.

10. Edhe burrave, edhe grave, mund t’u dalin qime në zona të padëshiruara.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

11. Kur të plakeni, ju do të keni nevojë për më pak gjumë se më parë.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

12. Pleqtë janë më optimistë se të rinjtë.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

13. Humbja e kontrollit mbi fshikëzën e urinës është pjesë e paevitueshme e procesit të plakjes.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

14. Aftësia e të menduarit ulet pas të 20-tave.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

Përgjigjet
1. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Ju mund ta vini re këtë në fillim kur përpiqeni të lexoni një menu. Shumica e të rriturve kanë një problem shikimi, të quajtur presbiopi, gjë që do të thotë se e kanë të vështirë të shohin gjërat që janë shumë afër. Kjo gjë shpesh fillon kur hyni në të 40-tat. Zakonisht, për këtë ndihmojnë syzet zmadhuese dhe ju mund të gjeni një palë syze që nuk kushtojnë shtrenjtë. Nëse ju mbani tashmë syze për larg, mendoni të vini syze bifokale.
2. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Të moshuarit dhe gratë shtatzëna vuajnë më shumë nga urthi. Kjo ndjesi bezdisëse fillon në gjoks e kalon në fyt dhe shtohet me kalimin e moshës. Zakonisht, për të luftuar simptomat e buta, ndihmojnë ilaçet kundër aciditetit që merren në farmaci pa recetë. Por, nëse urthi rikthehet dhe vuani prej tij më shumë se dy herë në javë, ose është me simptoma të forta, atëherë duhet të shkoni te doktori.
3. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Jo të gjithë të moshuarit kanë dhimbje dhe ngurtësi në kyçe, por mundësitë për të pasur artrit shtohen me kalimin e moshës. Gjysma e njerëzve mbi 65 vjeç vuajnë prej kësaj dhe shumica e tyre kanë osteoartrit. Kjo ndodh kur indet që mbrojnë kockat fillojnë të konsumohen. Kur nuk mbetet fare prej tyre, kockat fërkohen me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dhimbje dhe ngurtësi. Këto hasen më shumë në duar, qafë, kurriz, gjunj dhe ije.
4. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Gratë dhe fëmijët kanë zëra me nota të larta dhe këta tinguj janë të parët që zhduken nga spektri i dëgjimit. Me kalimin e moshës, qimet e dëgjimit brenda veshit, që dërgojnë valët e dëgjimit në tru, bëhen më pak të ndjeshme. Kjo e bën të vështirë të dallosh, për shembull, P-në nga T-ja. Kjo gjendje, e quajtur presbikusis, shpesh trashëgohet në familje, por ajo mund të shkaktohet edhe nga zhurmat e forta, duhanpirja, ose nga sëmundjet. Nganjëherë është efekt dytësor i antibiotikëve, apo i aspirinës.
5. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Shumë të moshuar janë ende aktivë seksualisht, por gjysma e njerëzve nga 75-85 vjeç, të cilët arrijnë të kenë dëshirë për seks, thonë se vënë re disa probleme. Disa burra kanë çrregullime të ereksionit, por për këtë ekzistojnë trajtime. Kurse gratë mund të kenë nevojë për lubrifikantë, ose lojëra paraprake më të gjata, që të shtohet qarkullimi i gjakut në zonën gjenitale.
6. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Nga mosha 30-70 vjeç burrat humbasin afro 2.5 cm gjatësi, ndërsa gratë, deri në 5 cm. Pas moshës 89 vjeç, të dyja palët “hyjnë edhe më shumë në ujë”. Kjo ndodh ngaqë kërcet mes kyçeve konsumohen dhe shtylla kurrizore ngjeshet. Muskujt gjithashtu dobësohen dhe nuk e mbajnë trupin drejt si më parë. Shkaktar është edhe hollimi i kockave. Shkurtimi shumë i shpejtë mund të jetë një shenjë paralajmëruese se rrezikoheni nga thyerja e shtyllës kurrizore, apo ijes, kështu që flisni me doktorin nëse vini re një ndryshim të madh, ose të papritur.
7. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Një këngë e vjetër angleze thotë “A të varen veshët?”. Kërcet e veshëve vazhdojnë të rriten dhe kjo shkakton zmadhimin e tyre. Ndërsa hunda mund të duket më e gjerë, sepse indet rrotull saj dobësohen dhe fillojnë të varen.
8. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Të gjithë mund ta kenë këtë problem, por gjasat e kapsllëkut shtohen me kalimin e moshës. Këtu luajnë rol mungesa e fizkulturës, ndryshimet në dietë, ilaçet dhe problemet shëndetësore. Nëse ju përdorni shpesh laksativë, trupi mund të harrojë t’i kryejë funksionet e veta. Çfarë mund të bëni që të dilni jashtë rregullisht? Qëndroni aktivë, hani më shumë fruta, perime dhe drithëra integrale dhe pini të paktën 6-8 gota uji në ditë.
9. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Lëkura e fillon procesin e plakjes qëkur ne jemi në të 20-tat. Trupi ynë nuk prodhon më aq kolagjen dhe elastinë, proteina që e ndihmojnë trupin të jetë i tendosur dhe i mbushur. Lëkura hollohet dhe nuk rikthehet më aq shpejt në pozicionin e saj pasi ne qeshim, rrudhim ballin, apo picërrojmë sytë. Gjërat mund të përkeqësohen nëse bëni ushtrime për “forcimin” e muskujve të fytyrës. Në vend të kësaj, përdorni krem dielli para se të dilni në diell dhe, lini duhanin, nëse e pini.
10. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Gratë pas menopauzës mund të humbasin flokë në kokë dhe mund t’u dalin qime në mjekër, apo në buzën e sipërme. Kjo ndodh pjesërisht sepse ulet niveli i estrogjeneve dhe mbizotërojnë testosteronet; pjesë e procesit të plakjes. Te burrat pakësohen flokët në kokë dhe shtohen qimet në veshë dhe në hundë.
11. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Nevoja për gjumë është e njëjtë gjatë gjithë moshës së rritur, megjithatë, pleqtë e kanë më të vështirë t’i zërë gjumi dhe bëjnë gjumë më të lehtë, si edhe zgjohen më shpesh natën. Disa nga këto probleme kanë lidhje me sëmundjet, apo me ilaçet. Gjithashtu, çrregullohet ora e brendshme e trupit, që kontrollon kohën kur ne zgjohemi dhe flemë, duke i bërë pleqtë të flenë më herët dhe të zgjohen shumë herët në mëngjes.
12. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Pleqtë kanë më shumë tendencë të shohin anën e ndritshme të jetës. Ata në përgjithësi i kujtojnë evenimentet në mënyrë më pozitive sesa të rinjtë. Mendimet e së shkuarës i sjellin shumë prej tyre në humor të mirë.
13. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Problemet me fshikëzën e urinës shtohen me kalimin e moshës, por ato nuk u ndodhin të gjithëve. Gjithashtu, nëse ju keni probleme, nuk është e thënë se duhet t’i duroni. Ka shumë mënyra për t’i trajtuar, që nga ndryshimi i gjërave që hani dhe pini (më pak kafeinë), tek ilaçet dhe kirurgjia.
14. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Truri arrin madhësinë e tij maksimale në fillim të të 20-tave dhe pastaj fillon të tkurret ngadalë. Fluksi i gjakut gjithashtu ulet me kalimin e kohës, por disa lloje kujtese mund të përmirësohen gjatë gjithë jetës, si aftësia për të kujtuar komcepte dhe fakte. Flisni me doktorin nëse keni mungesa kujtese që ndikojnë në jetën tuaj të përditshme. Humbja e çelësave një herë në kaq kohë është normale, por nuk është normale të harroni se për çfarë shërbejnë ata.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sabri Fejzullahu: Ishte e vështirë të shikoje tragjedinë...

Next Post

Gjystja “hot” dhe “zjarr” në Stubëll

Advertisement