Pramadi vazhdon ta persekutojë Kumudin, por kur ai nis të shajë Sarasin, ajo nuk duron dot dhe i kundërvihet. Pramadi i thyen telefonin, e shtyn dhe i kërkon të dalë nga dhoma e tij. Kur del, ajo përballet me Sarasin dhe i kërkon atij të largohet, pasi ka nevojë të qëndrojë me të shoqin. Sarasi ndihet fajtor që shkatërroi jetën e tij dhe të Kumudit. Vidia me Gunijalin mendojnë se është mirë të shkojnë për të parë se si po jeton Kumudi në familjen e re…
Kumudi përzë Sarasin
Kumudi shpreson që Sarasi të ikë nga shtëpia dhe ta lejojë atë ta nisë jetën nga e para. Ajo sillet shumë ashpër përballë tij sa herë e ka këtë mundësi. Palaku sillet shumë keq me Inkeshin, të shoqin, ndërkohë që aprovon çdo ide të Sarasit. Ky i fundit përgatit edhe fjalimin e babait të Pramadit për në konferencën e shtypit. Budidani është shumë i kënaqur me punën e tij dhe e falënderon, duke vënë në dukje edhe një herë se i biri është fare i paaftë. Kumudi i del për zot Pramadit, kur i ati e pyet se pse ai nuk po vjen në konferencën e shtypit. Me fjalimin, Sarasi përpiqet t’i kërkojë të falur Kumudit, por kjo e fundit e ka të pamundur ta bëjë këtë, pas gjithë atyre që ka kaluar. Sarasi nis të përgatisë valixhet për të ikur, kur shikon Pramadin të vijë i dehur në shtëpi. Budidani qorton Kumudin që e ka mbrojtur, por Palaku i del asaj në krah. Shërbëtori përpiqet ta ngrejë Pramadin e rrëzuar, por Kumudi thotë se ai është përgjegjësia e saj dhe nuk lejon as Sarasin që ta ndihmojë. Ajo ia mbyll derën Sarasit në fytyrë dhe, e zemëruar me fatin e saj, thotë se nuk ka për ta falur kurrë.
Pramadi plagos Kumudin
Pramadi nis t’i bërtasë Kumudit dhe e përplas pas dollapit, duke e gjakosur në ballë. Sarasi niset të ikë, por shikon Pramadin duke pirë nëpër shtëpi dhe e gjen Kumudin të gjakosur në ballë. Ai e pyet nëse e ka rrahur Pramadi, por ajo ia bën të qartë se nuk ka të drejtë as ta prekë dhe as t’i thotë gjë burrit të saj. Kërkesës së tij për ta lënë Pramadin, Kumudi i përgjigjet se e ka bërë një herë një gabim kur u dashurua me dikë që e gënjeu. Të paktën burri i saj nuk i bën premtime të kota. Sarasi vendos të bëjë të pamundurën që të mos e lejojë atë të jetojë në këtë ferr. Në zemërim e sipër se pse Kumudi e fsheh plagën nga familja, ai bëhet gati të tregojë se çfarë ka ndodhur, por vështrimi i Kumudit e shtang. Vida dëgjon thashetheme se Pramadi është i varur pas pijes.
Sarasi i thotë Kumudit se e di që dera e saj nuk do të hapet kurrë për të, por ai nuk do të ikë nga ajo shtëpi, pa e mësuar të gjithë se çfarë martese ka ajo dhe dhunën që po përjeton nga i shoqi. Kusumi e pyet Kumudin në telefonon nëse është e vërtetë se i shoqi është i varur nga pija. Duke u përpjekur të kontrollojë dënesën, Kumudi i thotë se nuk është e vërtetë, se Pramadi dhe të gjithë të tjerët e duan në atë shtëpi.
Sarasi grindet me Palakun
Sarasi bën një debat të zjarrtë me Palakun në lidhje me punën. Kjo e fundit e akuzon se ai po bëhet shumë sentimental. Kur shkon në shtëpi, Sarasi i kërkon Kumudit në sy të së vjehrrës që të tregojë se si u plagos në ballë, plagë, për shkak të së cilës po mban vazhdimisht shami. Kumudi largohet pa dhënë përgjigje. Mamaja e Pramadit trembet nga kjo që dëgjon dhe i thotë të shoqit se duhet të flasin me Kumudin. Kumudi grindet keq me (Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)