Përbërësit
– 1 kg banane të pjekura mirë
– 400 gramë sheqer pluhur
– lëngu i 3 limonave
Përgatitja
Këtë reçel mund ta bëni kur i keni bananet të pjekura dhe nuk doni t’i konsumoni. Pritini bananet në feta, shtoni sheqerin dhe lëngun e limonave. Ziejeni afro gjysëm ore, ose derisa të marrë një ngjyrë rozë të errët.