Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Klajd Heta: Ja pse kandidoj në Fressh Voice..!

received_1346592195370458

received_1346592115370466Kandidatura e tij ka spikatur për origjinalitet dhe guxim në ato që ai ka përcjellë. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin tepër aktiv dhe të kudondodhur, Klajd Heta, i cili konkurron në garën e “Fressh Voice” për t’u bërë kryetar i këtij forumi. Ai është prononcuar ekskluzivisht për “Intervista” rreth synimeve dhe pritshmërive e tij.
Klajd, një prezantim për gazetën do ishte i vlefshëm, për ty dhe për ne. Kush është Klajd Heta?
Përshëndetje! Ju falenderoj për intervistën. Klajd Heta është një i ri plot aspirata, në botën e tij plot etje për të përmbushur misionin që i kam vënë vetes.

Klajd, ti ke fituar të drejtën për të kandiduar në Fressh Voice. Si arrite deri në këtë fazë?
Familja ime i përket vokacionit të majtë, dhe ka shumë gjëra që më shtynë për të besuar tek kjo alternative, por së fundmi më intrigoi organizimi i Elisa Spiropalit, që për mua është model i politikë-bërjes nga të rinjtë.

Advertisement

Çfarë të shtyu të marrësh pjesë në zgjedhje?
Kryesore ishte dashuria që kam unë për këtë forum. Dhe në ato vite që u shkëputa prej tij, ndjeja një brengë të madhe që nuk mund të isha pranë forumit dhe miqve të mi aty. Një tjetër shtysë qenë miqtë e mi, por dhe ish-Fressh-istë të cilët besonin në aftësitë e mia.

Ku e sheh Klajd veten pas 10 vitesh?
E shoh veten duke përfaqësuar denjësisht vendin tim, qoftë brenda ose jashtë tij.

Politikë apo diplomaci?
Nëse do flisnim për politikë apo diplomaci në Shqipëri, padyshim diplomacinë! Të përfaqësoj vendin tim në një shtet të huaj do ishte ideale për mua. E kam shumë të vështirë të përshtatem me ambientin e rrëmujshëm dhe banal të politikës shqiptare.

Nëse fiton Fressh Voice, cili është synimi yt i rradhës?
Nëse unë fitoj këtë garë, do të zhvilloja me shumë dëshirë takime me gjithë Fressh-istët në mbarë Shqipërinë dhe të përballesha me problematikat e tyre. Më pas, do krijoja një ekip të fortë, me të cilin do bënim maksimumin për të përmbushur detyrimin që kemi ne ndaj anëtarësisë së Fressh në mbarë Shqipërinë.

Po sikur të të jepej mundësia të kandidoje në Parlament, do ta bëje?
Parlamenti sot është një kaos i vërtetë, ama për mua do të ishte një kënaqësi të shpalosja problematikat dhe hallet e përditshme që has populli ynë, i cili meriton më shumë vëmendje nga politikanët, pasi këta të fundit janë të ulur në atë karrige prej votave të popullit!

Tre arsye pse duhesh votuar ti në Fressh Voice!
Nëse unë zgjidhem në Fressh Voice, forumi do përshkruhet me tre fjalë kyçe: meritokraci, barazi, diplomaci.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ryva Kajtazi: Çfarë kam bërë, për shkak të profesionit...

Next Post

Trimi, erdhi me një super "goce"

Advertisement