Ozani i kërkon llogari Xhansusë se si mund të tregohet aq e butë dhe ta falë Hazallin pas gjithë atyre që ka bërë kjo e fundit kundër saj. Ndërsa punon si taksiste, Kerimani merr në taksi Rahmiun dhe e dëgjon atë ndërsa i tregon Suatit se ka hyrë në borxhe të mëdha prej kumarit dhe nuk ka guxim t’ia tregojë këtë Xhihanit. Kerimani e regjistron bisedën në telefon, që ta përdorë më vonë për t’i bërë shantazh atij…
Xhihani i propozon Gylserenit për martesë
Dilara është shumë e lumtur dhe shumë e dashuruar me Harunin, me të cilin lidhja po merr një drejtim serioz. Më në fund, ajo gjen qetësinë që i kishte munguar për shumë kohë, pa e ditur se cilat janë planet e Harunit pas kurrizit të saj. Ozani, nga ana tjetër, ka shumë besim te Haruni dhe i tregon atij se e ka lënë shkollën dhe se dyshon që e ëma ka një lidhje dashurie.
Xhihani e çon Gylserenin në parkun ku ata takoheshin gjithmonë dhe i propozon asaj për martesë. Hazalli gëzohet, pasi tani që e ëma do të martohet me Xhihanin, ajo do të mund të jetojë si një vajzë e pasur. Dilara ka filluar të flejë në shtëpinë e Harunit dhe të mos kthehet në darkë në shtëpi, gjë që e zemëron Ozanin, i cili i kërkon asaj t’i tregojë se me kë po del. Dilara shqetësohet se si mund t’u tregojë fëmijëve të saj për Harunin. Ky i fundit shkon të takojë Rahmiun, i cili tashmë i ka borxh një shumë të madhe parash. Ai i jep Rahmiut një usb dhe i kërkon që të hedhë aty dokumentet që ka Xhihani në kompjuterin e tij. Pa ditur çfarë të bëjë tjetër, Rahmiu e merr usb-në, në një gjendje shumë të keqe shpirtërore. Xhihani po kalon disa ditë me Gylserenin në një hotel dhe ndërkohë, i kërkon Jëlldërëmit të vazhdojë kërkimet për të gjetur çfarë e lidh Xhandanin me Harunin dhe me kompaninë në Dubrovnik.
Ozkani shikon rastësisht Xhansunë me Denisin dhe e kupton se ata të dy janë të lidhur së bashku. Haruni e çon Dilarën për darkë në restorantin e të atit, ku i ndjek Xhandani, e cila i fotografon së bashku. Ozani shikon Xhansunë që e sjell në shtëpi Denisi me makinë dhe nis t’i kërkojë llogari asaj se me kë po shoqërohet. Ata të dy nisin të grinden dhe Xhansuja e pranon se ai është i dashuri i saj. E mërzitur, Xhansuja i telefonon Dilarës për t’i treguar se është zënë me Ozanin. Dilara është e detyruar të ngrihet dhe të shkojë në shtëpi pranë Xhansusë, e cila i tregon për Denisin…
Xhandani shkon sërish te Haruni dhe grindet keq me të. Ajo i thotë se është e dashuruar me të, por Haruni ia bën të qartë se mes tyre ka mbaruar gjithçka, se tashmë ajo ka dalë nga jeta e tij dhe në të është vetëm Dilara. Ai e përzë Xhandanin nga shtëpia e tij dhe jep urdhër që të mos e futin më brenda. Rahmiu futet në kompjuterin e Xhihanit për të marrë të dhënat që i kërkon Haruni, por…(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)