– Kam parë në ëndërr një person që e kam shumë për zemër, sikur po kërceja me të. Në sfond ishte një muzikë shumë e bukur. Po kërcenim shumë të lumtur dhe unë qeshja me zë të madh, bashkë me këtë person. Jam kurioze të di, çfarë do të thotë?
– Nuk e di se çfarë marrëdhënieje keni me këtë person, është dikush i afërt, mik, familjar apo i dashuri, por di që ëndrra parashikon një situatë jo të mirë shpirtërore në realitet. Do të dëshpëroheni pak. Muzika, kërcimi, e qeshura me zë tregojnë që do të derdhni pak lot sepse mund të merrni ndonjë lajm jo të mirë. Kjo situatë është e shkurtër dhe ju do ta kapërceni këtë periudhë të vështirë duke ia pranuar vetes që jeta kjo është dhe ka edhe të papritura. Gjithë të mirat!
Advertisement