Largësia na ndan, dashuria na bashkon. Bie te flej cdo nate para syve më del nje fytyrë engjëlli. Perse valle ti? Nuk e dij ishte nje nate e qete, hëna shkelqente nga gezimi ngase pranë i kishte te gjitha yjet,vetem un ndjehem e vetmuar, kujtoj ditet qe kaluan ata dite kur ndjehesha e lumtur, fytyra jote i jep nje imazh te papershkrueshem cdo nate te qetë. Perse o zot e krijove gurbetin? Perse ti sot te gjindesh larg meje perse valle? Kur nuk mund ta heq nga sytë kut ti more rrugen e mërgimit, nuk mundem ti harroj ata sy qe ishin kapluar nga lotet, shumë veshtir e kam pa ty, vetem lotet tani me jan miq, ngushllim, shprese. Fjala, lamtumir e dashur më është ber nje refren i pandaluar, qe perseritet cdo sekond. Tik-taku i ores leviz cdo natë si nje zemer e shqetesuar, por kete gje askush nuk mund ta ndalonte te gjith ishin strukur ne nje dhimbje te pashërueshme. Shikova qiellin perseri fytyra jote, ecja neper ruge ishte shenuar emri yt, u rrotullova ne cdo ane perseri fytyra yte, ah sikur edhe një herë te te kisha ne krahrorin tim dhe te te mbuloja ne perqafim. Por nuk mundem se ti je shumë larg, ndoshta edhe ti tani ne ato rrugë te gjata e ndjen te njejten dhimbje qe kam edhe unë. Sa rënde e kam, dua të thërras emrin tend por prap hesht se e dij qe do ta kem edhe me veshtir kur ti nuk do te me japesh pergjigje. Perseri heshtje ne dhomen e errët e cila dikur gjallerohej nga dashuria jonë, perseri dhimbje ne shpirtin e kalbur se nuk mund ti shijoj buzet e tua puthjet te cilat me linin pa gjumë. Jo, jo nuk dua ti trazoj kujtimet qe nuk mund ti perballoj i dashur mos u merzit po ti shkruaj fjalet e fundit qe ti kam then: Rruge e mbare te qoft ylli i kesaj bote, rruge e mbare por mos u shqeteso do te jem ketu duke te pritur ty. Ketu me le ketu do te me gjesh rrugë e mbare. Te shkruaj poezin ton qe dikur e thonim bashkë:
Le ta dij bota sa me mungon
le ta dij bota se te dashuroj
le ta din te gjith se malli më ka marrë
por më së shumti le ta din
se largesia na ndan…
Te mallkuara qofshin ato rrug të shkreta
se ne shpirtin tim ende qendron heshtja
pa ty qiell ska shkelqim pa ty shpirti
im nuk do te ndiej gezim…
Por ti shpirt dije nje gje se “Largësia na ndan e dashuria na bashkon”. E jotja gjithnjë X.
Advertisement