Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Krijimet tuaja…

Duel i jetës
Kjo jetë…
Duel i pamëshirshëm!
Ndeshet e vërteta me gënjeshtra,
Hiçi me gjithçkanë,
Ëndrrat me realitetin!
Dashuria me fantazinë!
Ndërsa unë, ah, unë,
Aktor i jetës sime,
Me fatin jam përleshur! Alban Arapi.

Pa zë e pa bujë!

Me qindra herë jam thyer si qelq,
e prapë jam në botën e të gjallëve,
njerëzit deshën krehërin e pasqyrën,
e prapë mes dritash folën për errësirën.
I rritur pa faj me shpresën pa skaj,
shpall para të gjithëve robërinë,
më kot fsheh dridhjen e buzës,
i mahnitur nga ëndrra për lirinë.
Njerëz që pinin gjak nga zemrat tona,
dukeshim si sendet rreth e qark tokës,
mbollën urrejtje e vetmi të ngordhur,
shëtitje e gishtërinjve të lodhur.
Pesë gishtat e dorës ranë në zi,
barkushet e zemrës iu bënin shoqëri,
u bënë të gjitha si gurët që pinë ujë,
dhe qeshnin e qanin, pa zë e pa bujë. Isidor Koti

Advertisement

Kafeja
M’u drodhën duart sot tek bëja kafe
dhe xhezvja s’e mbajti dot lëngun e zi
në filxhan hodha aq sa më mbeti
duke pirë kafenë m’u kujtove ti.
Në moment vendosa të bëj magjistricën
në fund të filxhanit figura të rrëmoj
rrotullo majtas e rrotullo djathtas
ndonjë formë a gërmë aty të shikoj.
Por me kot sytë nxora duke “hulumtuar”
asnjë nga figurat nuk di të dëshifroj
me shkrepet herë pas here të besoj në shenja
përralla nuk arrita në kafe të lexoj.
Se nuk ka filxhan që të “këndojë ” fatin
të kthejë silueta që “llumi” ka mbuluar
ndaj tani kur xhezven bëj të vë në zjarr
vetes i them, s’ke për ta “kënduar”.
(Sinqerisht nuk di të lexoj filxhan) Auror CM

Juda

Dita ngjan me një copë letër
Nën një diell që djeg vazhdueshëm
Më erdh’ ndërmend një frazë e vjetër
Juda, puthte mrekullueshëm!

Po përse mes kësaj nxehtësie
Dhe me Judën për karshi
Ti, ndërmend do të më vije
Përse ti?… Përsëri ti!

E më poshtë gjeta një hije
Të largoj k’të zagushi… Bledi Ylli

Mall

Sepse u zgjova sot me mall
Në fakt dhe dje kështu isha zgjuar
Por dhe pardje, me pak fjalë
Malli për ty më kish’ pushtuar!

E s’ka rëndësi të shkoj më prapa
Edhe t’i marr ditët me radhë
Mjafton të kthehem dy-tre hapa
Edhe të ndesh’ një botë me mall! Bledi Ylli

Rikthim në vendin e takimit

Megjithëse ka kohë që jemi ndarë,
unë kaloj shpesh nga parku
në orën e takimit.
Portreti yt
më thërret magjishëm,
mes gjelbërimit.
Rend të të përqafoj me mall të përtërirë,
por ti zhdukesh
si një vegim haluçinant në shkretëtirë…
Në shpirt
më pikojnë kujtimet
si qiri i shkrirë.
Megjithëse ka kohë që jemi ndarë,
nuk të harroj dot,
dashuri e parë! Fejzi Murati

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Arta Bajrami: Si po e përjetoj shtatzaninë e dytë...

Next Post

Kur rrezikoheni nga tromboza?

Advertisement