Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jam shumë pesimist…

– Përshëndetje! Ju kam shkruar edhe më parë për të njëjtin problem… Kam mendime negative, si të thuash mendime monotone, që nuk di si t’i largoj. Dua të di: mendimet negative shkaktojnë frikën apo frika shkakton mendimet negative? Mua më kap shpesh frika për mendimet negative dhe ndihem pesimist, më duket sikur nuk jam në vete. A kurohet kjo gjë pa ndihmën e psikologut, por me mendime pozitive dhe me besim në vetvete? Faleminderit.
Borana Marku, psikologe: – Sigurisht që njeriu e ka veten e tij në dorë dhe do të thoja me plot gojën se është doktori i vetvetes, nëse dëshiron. Vetëm në rastet kur problemet që keni janë fizike e shëndetësore atëherë keni nevojë për mjek specialist ose psikolog klinicist. Në rastet kur frika e mendimet negative ju vijnë pa ndonjë shkak apo arsye të veçantë, atëherë e keni po ju vetë në dorë ta shëroni vetveten. Në momentin që ju vijnë mendime negative bëni diçka të vlefshme, merruni me sport, lexoni një libër, dilni me shoqëri, studioni, bisedoni me miqtë tuaj më të afërt, me familjarët dhe do të shikoni përmirësime shumë të mëdha përsa i përket problemit që parashtroni. Pra, në thelb, ju nuk keni asnjë problem, duhet thjesht të ndryshoni mënyrën e të jetuarit dhe të menduarit. Një këshillë e thjeshtë dhe hapi i parë që duhet të bëni: Rregulloni ciklin e gjumit! Ndonjëherë na duket sikur futemi në një rreth vicioz nga i cili nuk dalim dot, ndërkohë që do ta keni shumë të lehtë të dilni prej tij nëse flini herët dhe zgjoheni herët (mos flini kurrë paradite) e bëni një jetë aktive, me synime e objektiva të qarta për të arritur.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ç’është anoreksia nervore dhe bulimia?

Next Post

Gjenet e autizimit gjenden te të gjithë ne!

Advertisement