Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Portreti i një mashkulli
Cila është madhësia normale e organit mashkullor?
U solla keq me babin para vdekjes

Cila është madhësia normale e organit mashkullor?

Për të përcaktuar madhësinë mesatare të seksit të mashkullit, studiuesit kanë rishqyrtuar shumë studime dhe kanë përllogaritur madhësinë e më shumë se 15 mijë organeve mashkullore. Ja, përfundimet e tyre:

Gjatësia apo trashësa e penisit kanë qenë gjithmonë një shqetësim serioz, bile një lloj kompleksi te burrat që nga lashtësia. Kjo madhësi ndryshon nga njëri burrë te tjetri dhe është e vështirë të vlerësosh nëse natyra është treguar bujare me dikë, apo jo. Duhet thënë se, si te burrat, ashtu edhe te gratë, nuk është madhësia ajo që ka rëndësi (flasim këtu për të gjitha atributet fizike të të dyja sekseve), por me qëllim që t’i përgjigjen sa më mirë këtij shqetësimi mashkullor universal, studiuesit britanikë të Kolegjit Mbretëror të Londrës janë përpjekur të përcaktojnë madhësinë “normale”, por edhe variacionet e organit mashkullor.
Për këtë, ata kanë marrë në studim jo pak, por 15500 penisë të matur më parë nga studimet shkencore mbi këtë subjekt dhe kanë prodhuar dy diagrama, të ngjashme me ato të përdorura për të vlerësuar zgjatjen e një fëmije, që përfaqësojnë madhësitë normale të seksit në çlodhje dhe në ereksion. Sipas këtij grafiku, studiuesit e kanë përcaktuar madhësinë mesatare të penisit në çlodhje me 9.16 cm (13,24 kur ai tërhiqet) dhe 13.12 cm, në ereksion. Të gjitha këto janë vlera mesatare. Perimetri kalon nga 9.3 në çlodhje, në 11.66 cm në ereksion. Për doktorin Vil, një nga autorët e raportit, “këta grafikë do t’u shërbejnë mjekëve që të qetësojnë shumicën e burrave se madhësia e penisit të tyre është brenda kufijve normalë”.

Disa rezerva
Sipas studimit të botuar në BJU International, revistë e specializuar për urologjinë, lidhja mes gjatësisë së burrit dhe penisit në ereksion është mjaft e dobët. Megjithatë, meqë shumica e burrave që kanë marrë pjesë në këtë studim janë të tipit kaukazian (të bardhë), nga Evropa dhe Lindja e Mesme, nuk mund të përgjithësohen këto rezultate për gjithë burrat e botës dhe nuk lejojnë as të shihen ndryshimet potenciale të madhësisë sipas origjinave etnike. Gjithashtu, studiuesit pranojnë se këto rezultate mund të deklarohen gabim nga vetë njerëzit, sepse në këto lloj studimesh marrin pjesë burrat që ndihen më mirë për madhësinë e penisit të tyre, por kjo varet edhe nga temperatura në momentin e matjes. Megjithatë, përfundimet e tyre u afrohen shumë atyre të nxjerra nga Akademia Franceze e Kirurgjisë në vitin 2011, që tregonin një gjatësi “mesatare” në çlodhje nga 9-9.5 cm dhe në ereksion nga 12.8-14.5 cm, si edhe perimetrit në çlodhje 8.5-9 cm dhe në ereksion 10-10.5 cm.
“Ndjesia se ka një penis me madhësi të pamjaftueshme është për burrin një burim ankthi apo vuajtjeje psikologjike”, theksuan zëdhënësit e Akademisë, të cilët përpiqeshin të paralajmëronin publikun për rreziqet që mund të shkaktonte kirurgjia “korrigjuese”.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Portreti i një mashkulli

Next Post

U solla keq me babin para vdekjes

Advertisement