Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ajo pa filxhan në emrin tim…

– Përshëndetje, doja t’ju shprehja një problem që po e vuaj shumë këto ditë. Unë jam myslimane dhe fal 5 vaktet. Para 2 javësh, një kushërira ime pa filxhan për mua pa dijeninë time dhe kur më tha u bllokova dhe nuk po mundem ta praktikoj namazin siç duhet që nga ajo ditë. Jam shumë e mërzitur gjatë gjithë kohës dhe ndihem bosh. Do të doja të më kthehej prapë ajo qetësia që kisha atëherë kur falesha. Do t’ju lutesha shumë të më ndihmonit me një këshillë. Ju jam mirënjohëse!
Marsela Marsi, psikologe: – Përshëndetje. Në radhë të parë komplimente për besimin dhe për praktikimin e tij, pasi nëse ka diçka që na bën të ndihemi mirë psikologjikisht, ai është besimi në Zot. Jo më kot, ata që besojnë me zemër të pastër dhe që mbështeten te Zoti për problemet e tyre, janë njerëzit që zor se bien në depresion apo stres. Ata e dinë se mbi ne qëndron Krijuesi që ka fuqi mbi gjithçka, ndaj nuk i tremben askujt tjetër veç tij. Kjo i bën ta jetojnë jetën pa stresin e së nesërmes, pasi e dinë se është Krijuesi ai që rregullon gjithçka në këtë jetë. Të gjitha këto jua thashë sepse nuk më duket aspak e arsyeshme nga ana juaj që të ndiheni e bllokuar në namaz. Besoj se ju mbështeteni në atë se, atij që shikon fall, namazi nuk i pranohet për dyzet ditë, ndaj edhe ndiheni fajtore e kjo ndjesi ju bën që të ndieni këtë bllokim. Në fakt, më duhet t’ju them se mëkati është i atij që e kryen veprimin, domethënë, që e bën mëkatin. Pra, nëse nuk keni parë ju fall, mëkati është i kushërirës suaj, pavarësisht nëse ajo ka parë për veten apo për ju. Ne nuk jemi përgjegjës për veprimet e të tjerëve, edhe nëse ato veprime na prekin edhe neve indirekt. Çdokush është përgjegjës për veprimet e tij dhe vuan pasojat e atyre veprimeve. Nëse nuk jeni ju ajo që keni shikuar filxhan, pse duhet të ndiheni e bllokuar? Mos harroni se rituali i faljes, është një marrëdhënie e drejtpërdrejtë mes jush dhe Zotit, një marrëdhënie mes të cilës nuk ka fuqi askush të ndikojë, aq më pak, shikimi i një filxhani.
Fakti që ndiheni e bllokuar është thjesht një fiksim i juaji, të cilit më mirë se ju nuk mund t’ia gjejë shërimin askush tjetër. Përderisa mbështeteni në Zot për gjithçka, atëhere me besim të plotë mbështetuni tek ai dhe kërkoni që ai t’ju ndihmojë ta kapërceni këtë pengesë që ndjeni mes jush dhe atij. Mos harroni se ai e ka forcën mbi gjithçka dhe sigurisht, edhe mbi atë që ju e quani bllokim. Mbështetuni në besimin tuaj, kërkoni falje për mëkatet tuaja dhe vazhdoni të jetoni normalisht. Dhe, edhe një herë tjetër, ju përgëzoj për ndjekjen e besimit që keni. Faleminderit që na keni shkruar dhe Zoti qoftë gjithmonë me ju.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ç’mund të më bëjë psikologu për impotencën?

Next Post

Ertila Koka: Ka ardhur në kohën e duhur...

Advertisement