Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

S’po e lë dot gruan shtatzënë

– Përshëndetje doktor Evi. Ka disa muaj që mundohem ta lë bashkëshorten shtatzënë. Jemi martuar në gusht të vitit të kaluar, por nuk po ia arrijmë dot, ndaj vendosëm të bënim analizat dhe të nuses dolën mirë. Bëra edhe unë spermogramën dhe sipas doktoreshës, nuk më kanë dalë edhe aq mirë. Ajo më tha të bëja disa të tjera për të parë mos kam ndonjë bllokim në pjesën e testikujve. Kur bëra analizat e nuses, në fillim doktoresha u bë merak dhe tha që nusja ime duhet të bënte edhe disa analiza të tjera njëra pas tjetres, të cilat kushtonin, por në fund më tha se ishte në rregull. Pra, një herë më tha se dyshonte për një problem te nusja e pastaj ajo doli në rregull. Të njëjtën gjë kam frikë edhe për veten, se mos nuk i ka kuptuar mirë analizat. Unë nuk mund të bëj më analiza te kjo klinikë private sepse kushtojnë shumë, prandaj vendosa t’ju shkruaj juve dhe t’ju pyes nëse është e nevojshme të bëj analiza të tjera për të parë nëse jam në rregull apo jo dhe nëse jo, çfarë kure më duhet të marr që të kemi një fëmijë? Më poshtë po ju shkruaj edhe analizën e spermogramës: Mosha 31: Sasia: 4cc. Ngjyra: e bardhë. Era: karakteristike. Ditë pushimi: 7. Reaksioni (PH): 7. Viskoziteti: jo viskoze. Numri i spermatozoideve: 2000000/ml. Numri i përgjitshëm volum: 8000000. Lëvizshmëria ora I, ora II, ora III. Këto ishin pak a shumë të dhënat. Pres një përgjigje nga ana juaj. Si e shikoni dhe çfarë më këshilloni?
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – I nderuar zotëri, e kuptoj shqetësimin tuaj. Më duhet t’ju them që në qoftë se një çift nuk ka arritur të ketë shtatzani në vitin e parë të kërkesës për të patur fëmijë, unë mendoj se ka diçka që nuk shkon. Ndaj unë sugjeroj gjithmonë në të tilla raste që çifti duhet të konsultohet me mjekë specialistë të kësaj fushe. Mashkulli, pra, në rastin konkret ju, do t’i nënshtrohet një analize që quhet spermogramë. Në këtë analizë do të përcaktojmë koagulin është prezent apo jo, viskozitetin, volumin (lëngun spermatik), numrin e spermatozoideve, lëvizshmërinë e spermatozoideve, morfologjinë e spermatozoideve, format e tyre, vitalitetin. Proceset imunologjike (Mar Test), leokoskrim test, fragmentimi i ADN-së. Nëpërmjet këtyre analizave do të kuptojmë shkakun dhe arsyen e vonesës së një shtatzanie.
– Në analizën që keni bërë ju, informacioni është i pakët, unë shoh vetëm numrin. Në bazë të këtij informacioni të vogël, ju keni një numër të pakët 2 milion dhe në këtë rast mendojmë se kemi një problem për t’u parë dhe diskutuar nga afër, duke bërë edhe analiza të tjera. Sidoqoftë, takimi me mjekë specialistë të kësaj fushe do t’ju jepte juve informacionin, ndihmën e duhur dhe mundësinë për ta kuruar. Pavarësisht kushteve financiare që ju shpreheni që nuk i keni për të bërë analiza të tjera, ju duhet t’i bëni ato që thashë më sipër, sepse po kërkoni të keni një fëmijë dhe sigurisht, kjo ka njëfarë kostoje dhe mundimi që duhet ta keni parasysh. Duhet patjetër të bëni analiza më të plota, sepse ato që paraqisni ju janë shumë të pakta. Në qoftë se e shikoni të arsyeshme, mund të më kontaktoni në çdo moment.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ka probleme me gjëndrën e hipofizës

Next Post

Më janë infektuar mishrat e dhëmbëve

Advertisement