Do të provoj të mbetem shtatzënë!
I thërret thashethemet si me magji, kjo është e vërtetë, ama, edhe di t’i ushqejë ato. Në këtë intervistë, Kika thyen shumë tabu, duke iu përgjigjur hapur pyetjeve tona të guximshme edhe për jetën e tij seksuale… Për të gjithë ata që janë kuriozë, intervistën e plotë të tij e keni këtu! Ndërsa, të gjithë ata që duan ta njohin tashmë si producent, le ta ndjekin më 24. 03. 2014 në orën 20.00 në Cirkun Kombëtar të Tiranës në Miss e Mister International Albania, si dhe jo shumë kohë më pas, në Miss e Mister Pornostar Albania! E lexuat mirë, Pornostar… Kika ka shumë për të thënë edhe për këtë…
Blerina Çizmja: – Kika, si po shkon organizimi i Miss e Mister International Albania?
Kreshnik Husaj (Kika): – Shumë mirë. Tani jemi në fazën përmbyllëse të aktivitetit dhe çdo gjë po shkon sipas planit. Mendoj se ne u kemi kthyer imazhin e dikurshëm spektakleve që organizoheshin në Shqipëri. Janë gjithsej 30 pjesëmarrës, 15 vajza dhe 15 djem që vijnë nga trojet shqiptare (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Kosova Lindore). Për herë të parë, konkurrentët vijnë të akredituar nga vendet përkatëse dhe për herë të parë, këto vende do të përfaqësohen në Miss e Mister SuperModel Internacional 2016, nën licencën e Aleksandër Rajkovit.
– Po në juri, kush do të jetë?
– Është juri e përzier me shqiptarë e të huaj. Kryetar jurie do të jetë Aleksandër Rajkov, pronar i licencës Miss e Mister Supermodel Internacional, Arli Zhuri koreografe, Dashnor Asllani producent dhe Ilirida Ismajli, veterane nga Akademia e Arteve.
– Çfarë ka ky kompeticion ndryshe nga të tjerët?
– Nuk mund të them se nuk ngjason me të tjerët, por them se ky kompeticion ka dallime organizative, pasi për herë të parë në stafin organizativ të këtij aktiviteti janë përfshirë figura publike dhe kemi arritur që në këtë aktivitet të mos sjellim vetëm kombësi shqiptare, por edhe të drejta të plota për komunitetin Rom-Ashkali – Egiptas, (me ngjyrë) që jeton në Shqipëri.
– Më shuaj një kuriozitet, pse te ne ka kaq shumë kompeticione bukurie dhe jo inteligjence për shembull?
– Është shumë e qartë se organizimet janë bërë të tepruara në Shqipëri e Kosovë, por edhe në vendet e tjera. Faji nuk qëndron tek organizatorët, por te shteti i cili nuk i kontrollon liencat e lëshuara nga kompanitë e specializuara për këto organizime.
– A thua ne shqiptarët jemi vetëm të bukur, apo këtë na pëlqen të reklamojmë?
– Shqiptarët janë vërtet të bukur, meshkujt janë kokrra e seksit, ata janë shembull i bukurisë botërore! Femrat dominojnë për elegancën… Ne duhet të mburremi me bukurinë sepse jemi raca më e bukur që ekziston.
– Ju keni zyrtarizuar edhe zhvillimin e Miss dhe Mister Pornostar Albania. A ka patur shumë aplikime për të?
– (Qesh) Miss dhe Mister Pornostar ka sjellë një ndryshim në skenën e organizimeve, është diçka që askush s’e besoi, por në fakt ka patur 150 aplikme, 90 meshkuj dhe 60 femra, shumë nga ata, fytyra publike.
– Si është i mundur zhvillimi i një kompeticioni të tillë në mentalitetin shqiptar?
– Pse të mos jetë i mundur? Diçka që e ndjen duhet të realizohet dhe ne jemi në realizim e sipër. Unë kam qenë shumë këmbëngulës që të realizoj këtë projekt dhe më besoni që kam kaluar kërcënime dhe shumë gjëra të tjera, por asgjë nuk më ndalon dhe as që do të më ndalojë ndonjëherë. Përderisa kemi pasur 150 aplikime, pse të mos realizohet?!
– Mund të ketë Miss e Mister Pornostar, kur nuk ka filma porno shqiptarë?
– Ka filma porno shqiptarë, por nuk shfaqen në Shqipëri. Më besoni që kam shumë fakte dhe shumë xhirime video të disa fytyrave publike që janë në pozita të seksit ekstrem nëpër shtetet e largëta. Unë do t’i pyesja disa nga ata: Nga po vijnë veturat dhe jeta luksoze, a thua zogu i sjell të gjitha? (Qesh)
– Është e vërtetë se kryetar jurie do të jetë Çani? Ju ka kushtuar shumë para marrja e tij?
– Çani ka kërkuar 5000 euro me plot të drejtë, sepse është njeriu me kompetent për atë çështje, për të folurit pa doreza në Shqipëri dhe konfirmoj se po, do të jetë.
– Ti, Kika, do të merrje pjesë vetë në Mister Pornostar?
– Unë, po të mos isha organizator, të betohem që do të merrja pjesë.
– Partneri yt do të ishte mashkull apo femër?
– Kjo do të varej nga pulsi seksual momental, nuk e di.
– A kishte ndonjë të vërtetë në atë që u tha se ju kishit publikuar fotot e pjesëmarrësve në Miss International, si pjesëmarrës në Miss dhe Mister Pornostar Albania? Si ndodhi kjo?
– Unë isha në Amerikë dhe atë ditë sapo erdha, kisha prova dhe takim me “Ekspress rozë” në Hotel Grand. Duke realizuar intervistën, unë lejova që të merren pamje nga provat e Mister International, por njerëzit e keqinterpretuan se ata ishin kandidatë për Miss Mister Pornostar. Në të vërtetë, kandidatët u panë në natën finale që janë për Miss International. Nga ana tjetër, unë nuk e mohoj se si organizator që jam, kam të drejtën të përdor pamje nga të gjitha aktivitetet e mia.
– Mos ndoshta nuk keni patur aplikime për të marrë pjesë dhe zgjodhët këtë si një mënyrë për t’i bërë publicitet zhvillimit të një eventi që te ne thyen një tabu?
– Jo, jo asnjëherë! Unë kam konkurrentë të mjaftushëm për Miss e Mister Pornostar dhe më besoni, ka nga ata që më ofrojnë edhe shuma të mëdha për t’u bërë pjesëmarrës të këtij aktiviteti.
Për thashetheme me Kikën
– Kika, ti i thërret thashethemet si me magji… më thuaj thashethemin e fundit që është thënë për ty.
– Janë të shumta ato që fliten… Së fundi, se “Kika dhe Zaida qenkan çift”, thonë se “Kika e la Fatjonin për Zaidën”, thonë se “qenkam martu prapë”, se “Marina s’ma var më” e të tjera…
– Po thashethemi më i keq?
– Po, thashethemi më i keq është se unë nuk jam i licencuar për Mister Internacional Albania dhe kjo më ka lënduar, se jam shumë serioz në punë… Unë po ju dërgoj edhe licencën me email… Po ashtu, thashethemi që më ka lënduar shumë është se jam ndarë nga shpirti im, Fatjoni…
– Do të thuash se ne kishim të drejtë kur menduam se ti ndieje diçka më shumë sesa shok për Fatjonin?
– Shok, mik, gjithçka mbetet Fatjoni për mua!
– Edhe një partner i mundshëm?
– No comment.
– Ç’po bëhet me Marinën, Kika?
– Ashtu si nisi, ashtu edhe mbaroi. Marina ishte viktima e radhës në lojën time. Respekte për të, por loja është lojë.
– Po me jetën tënde private? Ndonjë lidhje e re apo rikthim te ndonjë lidhje e vjetër?
– Uffff, zemra ime vazhdon ta dojë shpirtin tim Fatjonin dhe Kika do vazhdojë ta ndjejë… Jo, jam singëll dhe pres fatin të më buzëqeshë edhe mua.
– A të akuzojnë më për prirjet e tua seksuale?
– Uaaa, po s’u akuzova, unë nuk rri rehat! (Qesh) Vazhdojnë akuzat, por Kika është Kikë dhe nuk merret me to. Jam person që pranoj çdo ofendim e çdo lëvdatë, andaj është kernari për mua me jetën dhe punën që bëj.
– Cila është vështirësia më e madhe që has një ish-banor i Big Brother, pasi ka dalë nga ajo shtëpi?
– Më të thënë të drejten, disa nga banoret kanë vdekur, nuk bëhen të gjallë. Unë nuk kam pasur vështirësi sepse jam non stop në kontakt me njerëzit. Jam shumë paqësor dhe nuk arrij te vështirësitë sepse në jeten time ekziston plani B.
– Ish-banori apo banorja me të cilin ruan raporte vërtet miqësore…
– Banorët janë shpirti im, janë njerëzit që i dua shumë, sidomos Zaida, Fatjoni, Sokoli, Xhensila, Kristi, Genci, Kreshniku, Marina, Noa, Fisniku, Fabiani, Jona, janë njerëzit që i takoj e kam komunikm me ta. Nuk ndodh që java të na lërë pa u dëgjuar apo pa pirë kafe me shumicën prej tyre. Të tjerët kanë vdekur, kam harruar ta shpall ditën e zisë… (Qesh)
– Më mirë i njohur, apo anonim për jetën publike?
– Unë e dua famën, luftoj për të dhe jeta normale nuk më pëlqen, më lodh, më torturon. Dua të jem aktiv që të shahem e të lëvdohëm.
– Gabimi që të ka kushtuar më shtrenjtë e që ende të prish punë?
– Gabimi që më ka kushtuar jo shumë, por për shkak të të cilit humba një betejë e jo luftën është ai me Albën në Big Brother. Jam shumë pishman për atë çfarë ndodhi. Sot e kësaj dite më vret ai gjest.
– Fjalët që do të doje të thuheshin për ty?
– Unë jam njeri i paprekur, iluzioni është vetë jeta ime dhe çfarë ëndërroj, e realizoj, andaj nuk vuaj dhe as që do të më shkonte mendja të merrja opinone nga të tjerët për Kikën.
– Deri ku do të shkonte ambicia jote për botën mediatike? Cilët kufij do të shkelje për të?
– Unë jam një person që prodhoj, jam non stop në ide dhe realizim… Zoti e di se çfarë do të më bjerë ndërmend në të ardhmen… Ndoshta ndonjë shtatzani burrash, pse jo? Ama, babai dihet tani… Do shkel çdo kufi pa pikë turpi për ta mbajtur emrin tim në qendër të vëmendjes.
– Ke ndërmend të provosh shtatzaninë Kika?
– (Qesh) Po, do të jetë një ndër synimet e mia pas zgjedhjeve parlamentare, ku dihet se jam kandidat për deputet. Menjëherë pas rezultateve, do t’i drejtohem zbulimit të ri shkencor dhe… dhuruesi i spermës dihet se kush është…
– Kush është? Ne s’dimë gjë…
– Shpirti im! Ju e dini të gjithë se kë kam shpirt… Nëpër rreshtat e intervistës e keni përgjigjen…
– Je i gatshëm ta pranosh në këtë intervistë se ke prirje homoseksuale?
– Unë e menaxhoj veten time në mënyrë të përsosur, jam shumë i drejtpërdrejtë në atë që bëj dhe që e them. Ata që duan ta njohin Kikën, tashmë besoj se e kanë njohur…
– I rrëshqite pyetjes Kika!
– (Qesh) Epo, nuk jam para gjyqit, e dashura ime! Të premtoj se edhe në gjykatë do të përgjigjesha kështu…