Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam zbokth te vetullat e në faqe

– Jam një djalë 20 vjeç. Kam zbokth te vetullat e në faqe dhe kjo gjë më ndodh pasi kam bërë dushin, në të shumtën e kohës. Nga kjo gjendje më vjen zor të dal me shoqërinë, se më duken si copa lëkure që bien. Edhe në kokë kam shumë zbokth, por në fytyrë më shqetëson më shumë kjo gjë. Ju lutem, më thoni si të veproj, përse shfaqet dhe si ta largoj?
Dr. Albana Lufi, Ph.D në Dermatologji: – Përshkrimi i shenjave klinike është mjaft i qartë. Kemi të bëjmë me dermatitin seborroik. Dermatiti seborroik është një sëmundje kronike që shfaqet te personat e predispozuar, kryesisht te njerëzit me lëkurë të yndyrshme dhe lokalizohet në vendet e pasura me gjëndra yndyrore si në kokë, ballë, ndërmjet hundës e buzëve, në anën e jashtme të fytyrës që ndodhet pranë flokëve, në gjoks, në shpinë etj.
– Nga ky fenomen preken më shumë meshkujt se femrat, kryekisht në grupmoshën 18-40 vjeç dhe vihet re më tepër në muajt e dimrit. Predispozita për të shfaqur dermatit seborroik është e rëndësishme, por mendohet se kjo patologji ka lidhje me infeksione të ndryshme. Tipike për dermatitin seborroik janë vatrat e mëdha me ngjyrë të kuqe dhe të mbuluara me lëkurë të rrjepur në ngjyrë të verdhë në të bardhë. Në kokë vërehen vatra të mëdha e të bashkuara ose ndodh që lëkura e kokës të jetë krejtësisht e mbuluar në mënyrë homogjene prej skuamash të thata e të thërrmuara ose të verdha të yndyrta mbi lëkurën e skuqur. Karakteristike për dermatitin seborroik është vendosja e elementeve skuamoze në mes të fytyrës. Mjekimi për këtë rast: për të larguar skuamat në kokë ose në trup përdoren pomada ose solucione me acid salicilik dhe kortizonik për një kohë të shkurtër dhe në vazhdimësi krem me kortizon me fuqi të lehtë, të vetëm ose të kombinuar me pomadë ketokonazol për të zvogëluar skuqjen. Nëse patologjia është e përhapur dhe në kokë përdorim dhe shampo për zbokth të thatë ose zbokth të yndyrshëm (të cilat përmbajnë ac salicilik, ac glikolik të cilat eleminojnë skuamat, parandalojnë përsëritjet e shpeshta, përmirësojnë skuqjen), por mund të përdoren dhe shampot antimykotike si nizorali. I rëndësishëm është edhe hidratimi i lëkurës sidomos në muajt e ftohtë të dimrit. Trajtimi i dermatit seborroik është i zgjatur. Si rregull, drita, ajri dhe dielli janë mjaft të nevojshëm. Në kohët e ngrohta me rrezatime diellore intensive, shenjat klinike të sëmundjes përmirësohen, prandaj edhe terapia është më e rrallë, ndërsa në kohë të ftohtë, duhet të jetë më intensive.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A e dëmton soda e bukës stomakun?

Next Post

Më zgjati shumë cikli menstrual

Advertisement