Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Dhoma dhe merimangat

– Në ëndërr pashë sikur isha në dhomën e gjumit. Përballë krevatit kisha derën e banjës dhe pashë që drita brenda ishte e ndezur. Pashë te drita e banjos disa merimanga që po kalonin, iknin e vinin. Ndërkoha, u frikësova dhe doja të ngrihesha nga gjumi e t’i mbysja, doja të zgjohesha dhe nuk më dilte gjumi, edhe pse i shikoja. Nxirrja dorën nga mbulesa, por më zhdukej. Bëja të rrotullohesha që të zgjohesha dhe përsëri nuk ngrihesha dot. Kështu, u zgjova.
– Si dhoma e gjumit, ashtu edhe merimangat, tregojnë gjendjen tuaj. Ju ndiheni sikur po ju zihet fryma nga disa situata familjare të cilat ndikojnë në lirinë dhe në pavarësinë tuaj. Merimangat përfaqësojnë pikërisht këto probleme që keni brenda familjes dhe që dëshironi t’i kapërceni, por ndiheni të pafuqishëm para këtyre situatave. Edhe gjendja që dëshironi të zgjoheni, por nuk mundeni, zgjatja e dorës etj. tregojnë pikërisht plogështinë dhe pesimizmin që ju ka pushtuar kohët e fundit. Pra, po kaloni një periudhë pak a shumë sfilitëse e të lodhshme të cilën nevojitet që ta përballoni dhe të dilni sa më parë nga kjo gjendje. Duhet t’i jepni forca vetes dhe të mendoni më parë për qetësinë tuaj e më pas të të tjerëve.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Meha: Në Turqi, ndihem i rilindur!

Next Post

Si ta heqim dhjamin e barkut me ushqime?

Advertisement