Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A të dobëson uji me limon?

– Më kanë thënë se po të pish ujë të ngrohtë me limon në mëngjes, dobësohesh shumë shpejt dhe është shumë i mirë për shëndetin. A është e vërtetë që bie në peshë me këtë lloj pijeje? Egla.
Mario, instruktor: – E nderuar Egla, flitet shumë në rrjetet sociale dhe në internet për pije të ndryshme që shkaktojnë rënien në peshë. Nuk e vë në dyshim që kjo lloj pijeje ndikon në njëfarë mase në rënien në peshë, ama nëse teprohet, mund të keni probleme shëndetësore. Konsumimi i tepërt i ujit me limon shkakton urth, duke rritur kështu aciditetin në stomak dhe kjo, për pasojë, shkakton djegie. Aciditeti i tepërt shkakton dhe prishjen e smaltit të dhëmbëve, ndaj duhet të keni kujdes me këtë pije. Është pije e mirë që mund ta përdoresh maksimumi 2 herë në javë në mëngjes një gotë, por jo më tepër.
– Për dobësim, dieta më e mirë janë ushtrimet fizike dhe regjimi ushqimor. Nëse bëni rregullisht ushtrime kardio në palestër apo edhe në natyrë dhe ndiqni një regjim ushqimor të rregullt, do të bini në peshë në mënyrë të shëndetshme dhe fiziku juaj do të jetë në formë më të mirë. Humbja në peshë në mënyrë drastike është e rrezikshme jo vetëm për fizikun, por edhe për shëndetin në përgjithësi. Po t’i shikoni me vëmendje ata persona që mbajnë dieta të forta dhe bien në peshë në periudhë kohore të shpejtë, sapo e ndërpresin këtë dietë i rimarrin kilet e tyre, dyfish, ndaj nuk ju rekomandoj dieta të tilla. Ju rekomandoj vetëm ushtrime në palestër të rekomanduara nga instruktori specialist dhe regjim ushqimor.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dielli i fortë

Next Post

6 modele xhinsesh në modë këtë pranverë

Advertisement