Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Varre dhe fantazma

 

– Kam parë në ëndërr sikur isha me ish-shokët e 9-vjeçares dhe papritur m’u shfaqën varre. Duke ecur, m’u shfaq një person si ajër, si fantazëm, pak a shumë me ngjyrë blu të hapur. Ai vrapoi të më kapte, ndërkohë që unë vrapoja ngadalë në disa shkallë. Sa donte të më kapte, unë bërtita dhe më doli gjumi. Pres një shpjegim se jam i shqetësuar.

– Diçka ju lidh me të kaluarën; një ngjarje, persona ose dhe thjesht keni nostalgji sepse ish-shokët përfaqësojnë të kaluarën tuaj. Varret e fantazma kanë përsëri lidhje me të kaluarën tuaj dhe me mbylljen tuaj në vetvete. Diçka ju mundon dhe ju pengon të ecni përpara në jetë. Këtë gjë e dini vetëm ju, sepse kaq mund të kuptojmë nga ëndrra juaj. Dimë t’ju themi se, sado që e kaluara ju përndjek, ju përsëri arrini t’i ikni, pra, në thelb, dëshironi të ecni përpara. Por nëse dëshironi të ecni përpara, do t’ju duhet shumë vullnet dhe vendosmëri për të mos e kthyer më kokën pas. Jeta është tani, këtë gjë kini parasysh dhe do t’ia dilni mbanë.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sabina Dana, në Madrid për…!

Next Post

Më mirë të jesh një çift jetëgjatë sepse...

Advertisement