Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:
– 500 kilometra, në këmbë, nëpër udhët pa udhë, duke u orientuar nga shtyllat e tensionit të lartë… Kjo sagë i takon një kuksiani, që unë i thërras shkurt Dasho. Kjo sagë, u takon viteve më parë, ku, ai shkoi të nxirrte me thonj bukën e fëmijëve. Ky zotëri burrë, mbi të 70-tat, që edhe sot i ka krahët çelik, del përditë nga liqeni. Më shumë me një shok, me pak vetëm. Dhe ma bën zemrën mal mua 63 vjeçarit që shoh një model të pamposhtur vullneti për jetën, përballë. Urime nga zemra, Dasho! Rrofshim të dy shumë, se kemi ç’të tregojmë nga jetët tona!
– Festa e mësuesit dhe gruas, fluturimthi “më poston” në tru një emër: Zhaneta Salin. Kjo çame gjithë nur, që ka hyrë në ditët e mia dhe me ç‘duket, nuk do të dalë më andej! Nënë e dy fëmijëve, pedeagoge tek Universiteti “Mesdhetar”, biznesmene, kjo çame e fisme, është shpallur vërtet “Fisnikëria e qytetit të Durrësit”. Rasti i këtyre festave më shtyu të ulem e të përpiloj këtë urim, që mbaron me fjalinë: Puthe fort Noemin e vogël”. Jetë të paqtë Zhani!
– I dashur Adi! Do të doja të posedoja një makinë kohe, që të më mundësonte një logjikë moshore, sipas të cilës, ti të ishe babai im. Kaq shumë të dua! Po, gjithsesi, ne edhe kështu shkojmë kaq mirë. Të ndjek gjithnjë, pothuaj në daljet e tua dhe më ngroh fort dimensioni yt vizionar. Shfrytëzoj rastin e 7 Marsit për të të uruar: Suksese dhe shëndet. Të fala Enios! Të përqafoj fort!
– Prirja e çuditshme, lehtësuese dhe peshëngritëse e flladit që vjen, sa nga liqeni, sa nga pylli, mbush zbrazëtirën që mund të ketë shpirti dhe njerëzit ecin dhe ecin. Edhe kur bie shi, madje. Të çdo moshe. Ah, moj dashuri për jetën, sa e madhe dhe e mistershme qenke! Aferim!
– Dhe ja ku vjen mundësia për një urim për ty, mikja ime, mjekja Anila Sabri Godo. Me një forcë të ndritshme qetësie, me një dashuri për profesion, ti grua dhe nënë, je thjeshtë një model. Një model dhe dobësia ime për fisnikërinë që ke. Të përqafoj fort Anila! Gëzuar 8 marsin!
– E hëna e datës 22/02/2016 do të më mbetet gjatë në mendje: Jo një, po dy vazo me lule natyrale më dhuruan. Madje, një të tretë e pati kismet Arqileja, shoferi me të cilin punoj. E kush mund të qe tjetër, veç Gjergji Petros, mikut tim, oh, sa të vjetër, presidenti i firmës “Lule Kaleshi”?! Unë të falënderoj kaq shumë nga zemra. Lulja është dobësia ime, si e shumë njerëzve. Zoti ta priftë mbarë, ty, që je dhe Presidenti i ekipit të futbollit të Përmetit. Puthi fort fëmijët, sidomos futbollistin, që e mbaj mend aq të vogël. Urime edhe një herë, nga zemra, Gjergji!
– 50 milion investime, 3000 ka sera! Sigurisht që këto do t’ia ndërrojnë fytyrën bujqësisë shqiptare. Këto shifra dhe të tjera, i ndoqa me endje të madhe në intervistën tënde të datës 22/02/2016, i dashur profosor Edmond Panariti. Bashkë me moratorimin në pyje, më duket se jemi në rrugen e duhur Mondi. Madje edhe për agro-bujqësinë në zonat kodrinore e malore. Të uroj fort jo vetëm si ministër, por që dashurinë për tokën e ke “në thua” si thotë fjala. Urime nga zemra, Mondi! Dhe… ajo kafja mbeti një aspiratë e bukur…
– Tatjana quhet bashkëshortja e shokut tim më jetë të gjatë (si shok): Stefan Vuçanit. Ajo ndofta nuk punon direkt në klasë, me nxënësit, po lidhje me arsimin ka… Duke mos hyrë në meditime të skajshme, i uroj bashkë me 7 e 8 Marsin, edhe një perspektivë afatmesme për t’u bërë gjyshe. Nuk e imagjinoj dot Stefanin, me një karrocë, me një beb të bukur brenda! O Zot, ç‘lumturi! Ju uroj kaq fort të dyve, njerëz të mrekullueshëm! Urime!
– Jam në një moshë dhe pikëvështrim të jetës, ku fjala “politikë”, s’më shkakton as emocionin më të vogël. Por, njerëz si Namik Kopliku (deputet i PS-se) më pëlqejnë fort kur thonë: “Askush nuk ka lindur deputet”. Ah, sikur të kishim ca më shumë njerëz të tillë që janë vetvetja, në ato që thonë dhe bëjnë! Nuk të njoh nga afër, i dashur Namik, po do vijë dita të pimë edhe bashkë një kafe, o në Tiranë, o në Shkodrën time të dashur. E kam për nder të rri me njerëz si ti! Të uroj gjithë të mirat e kësaj jete, Namik! Ke përshëndetje edhe nga Doktori i Shkencave Fatos Dega!
– Nga dhjetëra e dhjetëra krahasime që më buisin për ty, e dashur Voltana Ademi, ajo si një grua guximtare, zë bashin e vendit, ky ngrihet dukshëm mbi ato me natyrë filologjike (Voltana – shih çfarë emri!!!!) dhe natyrë psikollogjike (nuri i papërsëritshëm i datës 4 nëntor 2015, në varrezat e Rrnajës). Ti drejton qytetin më të kulturuar të shqiptarëve, por edhe më Halleshumin. Brenda meje ke diçka nga “Zhan D’Arka”. Po e lëmë herë tjetër për 7 dhe 8 Marsin. Të fala edhe nga ish-rektori i Universitetit të Shkodrës, Gjovalin Gruda. Të përqafoj kaq fort, njeri i mrekullueshëm, Voltana Ademi!
– Shkolla “Karl Gaus”, ka në drejtimin e saj, një profesor të shquar, së pari për ndershmërinë e tij proverbiale. Është miku im i vjetër Petrit Muka. Mu aty në mes të Tiranës, fare pranë ish-ekspozitës kineze, ka bërë që si ujët e pastër të një burimi, të gurgullojë jeta në këtë shkollë. Të uroj fort 7 Marsin Petrit, ty, Pirros, bashkëshortes, të gjithëve. Paçi vetëm suksese, njeri i mrekullueshëm!
– Kur vjen fjala te 8 marsi, urimi është i nënkuptuar: ai shkon për ty, Leni. Tek 7 Marsi duhet të mendohem si e si të nxjerr sa më mirë shpirtin arsimdasësh të familjes Babameto, duke filluar me babain tënd, Naimin, emrin e të cilit mban një shkollë në Durrës. Por, i dashur Beni, ajo që dukshëm bie në sy te familja juaj është fisnikëria. Fisnikëri e nivelit “Bio” dhe jo si një kostum që e vesh në mëngjes dhe e heq pasdite, kështu që përfitoj nga rasti 7 e 8 Marsit t’ju uroj ta “vadisni” këtë fisnikëri, që kurrë të mos vyshket dhe që i shkon për shtat emrit të firmës: “Teuta”. Ju uroj të gjithëve, vemças djalin e vogël, çun king!
– Ishte një takim, për mua rastësor me dy ish-skënderbegas ai i mbremjes së datës 25/02/2016. Ata janë i mirënjohuri Neptun Bajko, shoku im i fakultetit, dhe një pene e spikatur për tregimet e shkurtra. Tjetri është një hartograf i shquar: Përparim Lika, në shtëpinë e të cilit kam ndenjur me vite. Po të fus aksesore janë të pafundëm: jo ky futbollist dhe trajner i shquar, jo tjetri profesor, me kaq botime etj. etj. aty te lokal “Paradiso” (pranë Profarmës) qenë ulur për kafe 3 ish-skënderbegas mbi 60 vjeçarë që rikonfirmuan vlerat dhe nostalgjinë për shkollën tonë të lavdishme. Të përqafoj fort ty, Neptun! Të përqafoj fort ty, Papi! Paçi vetëm të mira në këtë jetë!
– Siç e pe edhe vetë, i dashur Stefan, nuk jam vetëm unë që të dua shumë. Veç Fred Kostës, është edhe Fatos Dega apo Kastriot Muço, që këmbëngulën të flasin më tej në telefon. Ti nuk je deputet apo ministër, por njerëzit kërkojnë sot (me ngulm bile) atë që po tretet me shpejtësi: Mirësinë e njeriut. Të jesh i sigurt që kjo e ngroh shumë shpirtin tim, njeri i mrekullueshëm, Stefan Vuçani.
– Anglisht apo rusisht t’ia bëj urimin “Nadjezhe”, apo “Svetllae”, apo “Ljuba”, kësaj gruas ukrainase, që i bie 3 herë me vrap itenerarit: diga e liqenit, shkolla “VVillson”. O Zot, çfarë trupi! E “hathshme”, thonë shkrimtarët në kësi rastesh. Pa pikë dhjami. E gjatë, me ata sy sa të zgjuar dhe të bukur. Pa le kur del me karrocë me bebin. Atëherë, po! Atëherë, ajo ndalon dhe flasim. I dëgjoj si ulërijnë të shkretat ndjenja poshtë kapakut prej hekuri që lexon: “63 vjeç”. Ah, sa i dëgjoj… Po goja dhe pena, më thotë vetëm “Gëzuar 8 Marsin, moj gocë Ukraine!”
– Me tufën prej 10 gazetash “Intervista” nën sqetull, po ngjitesha nga liqeni. Atë që bëj përditë. Mirëpo, mëngjesi i asaj të shtune, më “dhuroi” një “derr” shiu, që unë e di. U struka diku aty te garda dhe thashë “Ëhë, iku kjo ditë pa fizkulturë!”. Mirëpo Zoti, Zoti i madh, me pruri pranë një plak kuksian, mbi 70 vjeç. E njihja, por emrin nuk ia dija. Më ngeci me zor çadrën e tij dhe vetë u fut tek e Dashos, shokut. Epo, ç‘të them unë për ty o Bashkim Peposhi?! E tha një tjetër në fakt: “Se ka të tillë njerëz, jeta ia vlen të jetohet”. Të përqafoj fort. Ke fituar një mik që nuk të tradhton kurrë. Quhet Flamur Bërëllima! Aferim.

Përshëndes zemrën time Nardin që e dua shumë. Nga Xhelozja e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *